Qeveria 1 min heshtje për Feti Voglin. Berisha: Detyrim të sigurojmë paqen në Afganistan
TIRANË-Këshilli i Ministrave mbajti sot një minutë heshtje për kapiten Feti Vogli që u vra gjatë një sulmi në Afganistan.
Kryeministri Sali Berisha ftoi ministra gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë të mbanin një minutë heshtje për kapitetin Vogli. Kreu i qeverisë theksoi se ngjarja shton detyrimin e Shqipërisë për të vijuar misionin për sigurimin e paqes në botë.
“Në Kandahar gjatë një sulmi u vra kapiten Feti Vogli dhe u plagosën 2 komando të tjerë, njëri Aleksandër Peci. Ju uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje kapiten Feti Vogli që ra si burrat në krye të detyrës në një mision sa njerëzor dhe hyjnor mbasi paqja është dhe kushti më themelor i jetës dhe zhvillimit. Ra në një vend mik ku në kuadër të Aleancave Atlantike të Veriut, Shqipëria ka një prezencë për frymë ndër më të lartat. Rënia e kapiten Feti Voglit shton detyrimin tonë për të bërë gjithcka për paqen në këtë vend, i cili ka një rëndësi shumë të vecantë për sigurinë ne vend dhe botë”, tha Berisha.
(d.b/BalkanWeb)