E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpritet uji në Kamëz, UKT: Borxhe kolosale të papaguara

Tiranë- Zona e Kamzës në kryeqytet prej ditës së sotme nuk do të furnizohet me ujë të pijshëm.

Ky ka qënë edhe vendimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, sipas të cilit Bashkia e Kamzës është debitore ndaj UKT-së sa i takon pagesës së ujit të pijshëm.

Sipas UKT-së kamza është debitore që prej vitit 2008 dhe borxhi i saj kap vlerën e 300 mijë dollarëve.

Ditën e sotme UKT-ja ka ndërprerë ujin për një nga zonat më të populluara të kryeqytetit por edhe informalet.

Kamza duke qënë se është në proces legalizimi si zonë informale ka abuzuar prej vitesh me mospagimin e faturave të ujit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. UKT-ja kërkon rritje të çmimit të ujit Tiranë- Çmimi i ujit të pijshëm propozohet të rritet me...
  2. Kamëz dhe Selitë, pa ujë në mes të dimrit Tiranë – Banorët e zonës pranë Institutit Bujqësor në Kamëz,...
  3. Defekt në Bovillë, kryeqyteti mbetet pa ujë Tiranë- Rezervuari i Bovillës si pasojë e një defekti ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›