Dogji xhaminë e Beogradit, arrestohet dhe ekstradohet nga Maqedonia serbi
SHKUP- Arrestohet Millosh Radosavlevic, i njohur si Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore të Beogradit.
Agjencia e lajmeve INA, bën me dije se Radosavlevic është arrestuar dje në Shkup, ndërkohë që më pas ai i është dorëzuar autoriteteve serbe në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Kimi është udhëheqës i grupit të tifozëve "Grobari" të klubit të futbollit Partizan i Beogradit. Ai së fundi po strehohej në Maqedoni, pasi që kërkohej për kryerjen e disa veprave penale, dhe se ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtar.
Kimi ishte autori kryesor për djegien e Bajrakli xhamisë në Beograd në vitin 2004.