E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

AUSTRALI- Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm australian Kevin Rud pas kontradiktave të tij me kryeministren Julia Gilard. Dorëheqja e Rud është njoftuar përmes një konference shtypi nga Uashingtoni ku ai ishte takuar më parë me sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton.

Javët e fundit janë shoqëruar me përplasje dhe tensione mes tij dhe kryeministres Gilard, përplasje që lidhen me drejtimin e Partisë së Punës në këtë vend.

Rud kishte drejtuar Australinë si kryeministër dy vjet më parë, por zonja Gilard e cila drejtonte partinë e kishte shkarkuar atë në qershor të vitit 2010. “E vërteta e thjeshtë është se une nuk mund të vazhdoj të shërbej më si ministër i Jashtëm përsa kohe unë nuk kam më mbështetjen e kryeministres.

Dhe i vetmi kurs i nderuar për mua është dorëheqja”,- tha kreu i diplomacisë australiane. Zoti Rud tha se do të konsultohet fillimisht me familjen e tij dhe komunitetin para një vendimi lidhur me të ardhmen e tij.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›