Qeveria 1 mln dollare per parandalimin e zjarreve
Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka përforcuar shërbimet e reparteve zjarrfikëse dhe emergjencave civile përgjatë gjithë ultësirës perëndimore të vendit, për të parandaluar rastet e zjarreve gjatë sezonit turistik. Në një intervistë për AS, Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli sqaron se në dispozicion të tyre për përballimin e situatave të emergjencave është vënë një fond prej 1 milionë dollarësh.
"Drejtoria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme kanë bërë planin e masave për të gjitha prefekturat e qarqeve sidomos në zonat me rrisk të latë, përmend këtu pyjet kombëtare si masivi i Lurës, Divajkës, Llogarasë që kanë mbrojte të posaçme. Kemi në fokus edhe qytetet e mëdha, ku ka grumbullime të mëdha të popullsisë, për shkak të sezonit turistik si Durrësi, Vlora, Saranda, Himara, Lezha"-thotë Olli.
Olli sqaron se për çdo situatë emergjente, kjo strukturë do të asistohet jo vetëm me teknologji, por edhe me mjete nga homologët grekë dhe italianë. Ndërsa pritet që brenda disa ditësh të nisë zbatimi i një projekti për koordinimin online të njësive të specializuara të ngritura në 4 qytete të vendit që janë më shumë të riskuara nga emergjencat. Vitin e kaluar në të gjithë vendin, nga zjarret u përfshinë rreth 2 mijë hektarë pyje dhe kullota.
Denada Shkodrani