E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurori "mik", tek gruaja gjyqtare me 50 mije euro

Artan Cena

TIRANE - Heqja e disa viteve denimi ndaj Besnik Brakes, nga gjyqtarja e ceshtjes, ka qene kerkesa qe disa muaj me pare i ishte bere prokurorit Aleksander Plepi, nga dy persona. E oferta ishte e mire, 50 mije euro per te dhene nje denim me te ulet gjate vendimit ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nga gjyqtarja Marsela Balili, e cila eshte bashkeshortja e 35-vjecarit Plepi. Por jo gjithcka kishte shkuar ashtu sic duhej. Dy personat qe ishin ofruar tek prokuroria ishin nen shenjestren e policise, e rrjedhimisht dhe prokurori. Balili, njihet si nje nga gjyqtaret qe jep denimet me maksimale qe njeh ligji.

Dy vlonjatet duke dashur qe te mos jepeshin shume vite denimi per Braken, jane mundur qe te "blejne" uljen e disa viteve te burgut. Burime nga policia kane bere te ditur se, prokurori nuk ka marre para, po vetem ka pranuar oferten prej 50 mije eurosh. Policia tha se, nen akuze jane vene 35-vjecari prokurori Aleksander Plepi, dhe Arben Veliko, 42 vjec e Panajot Dhiamandi, 33 vjec, te dy lindur e banues ne Vlore.

Po jo gjithcka kishte shkuar sipas parashikimeve. Nje prej te njohurve te dy vlonjateve, ka denoncuar ne polici per korruptimin e mundshem, qe po perpiqej qe te behej ndaj prokurorit. Ai ka denoncuar tek uniformat blu dhe ka deklaruar, se Aliko dhe Dhiamandi do t'i jepnin nje shume parash, prej 50 mije eurosh prokurorit Plepi, me qellim qe bashkeshortja e tij, Marsela Balili te mos jepte shume vite denim.

Me te marre denoncimin nga nje person, emrin e te cilit policia nuk e ben te ditur, kane nisur hetimet. Ndjekja e dy personave gjate kohes kur ata vinin dhe takonin prokurorin Aleksander Plepi, ka bere qe uniformat blu, te sigurojne provat. Nga burime prane grupit hetimor, eshte mesuar se, ekzistojne pergjime telefonike dhe ambientale ndaj tre personave. Ne oret e paradites se djeshme, ishte radha e Gjykates se Tiranes, qe te ndermerrte hapin e saj, duke dhene masen e sigurise se "arrestit ne shtepi". Hetimi i tyre eshte bere gjate operacionit te policise te koduar "Ndermjetesimi".

Pak dite me pare, ne daten 12 janar 2009, trupi gjykues i Krimeve te Renda, kryesuar nga Marsela Balili, vendosi qe te denoje me 14 vjet heqje lirie per Besnik Braken dhe 300 mije leke gjobe, duke hequr 4 vite nga pretenca e prokurorit. Perfaqesuesi i akuzes kishte kerkuar nga gjykata, denimin me 18 vjet burg te Brakes, si dhe disa vite me pak, per te pandehurit qe ishin se bashku me te. Akuza e ngritur ndaj te treve eshte, "ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike".

Vendimi i gjykates dhe kerkesa e prokurorise

TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar ne muajin janar te ketij viti, kater te pandehurit e Elbasanit, te cilet jane akuzuar per "trafik droge dhe municionesh", ne bashkepunim. Trupi gjykues i drejtuar nga Marsela Balili, ka vendosur qe kater te pandehurit te denohen me 35 vjet heqje lirie gjithsej. Sipas vendimit te gjykates, i pandehuri Besnik Braka, denohet me 14 vjet heqje lirie si dhe 300 mije leke gjobe, per shkak se, ka kryer veprat penale te "trafikut te lendeve narkotike" dhe "trafikimit te armeve dhe municioneve luftarake" ne bashkepunim. Prokuroria kishte kerkuar me 24 dhjetor te vitit te kaluar, denimin me 18 vjet burg te Brakes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›