E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja zhgenjen ne Malte, barazimi pa vlere

Nje barazim zhgenjyes per ekipin tone kombetar. Barazimi pa gola ne Malte u shoqerua edhe me nje nder lojerat me te dobeta te kuqezinjve, qe prej startit te eliminatoreve. Kuqezinjte nuk zhvilluan nje ndeshje sipas premtimeve ne La Valeta te Maltes, duke shuar perfundimisht endrren, per te prekur finalet e "Afrika e Jugut 2010". Me gjashte pike, pas pese ndeshjeve, (nje ndeshje me shume se ekipet e tjera te grupit) kombetares se drejtuar nga holandezi Ari Han, i mbetet te arrije te pakten objektivin, qe te lere pas Hungarine. Nje muaj me vone do te ndeshemi me hungarezet ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa". Vetem ne rast se do te fitojme ndaj ketij kundershtari, prej te cilit kemi humbjen e vetme deri tani, mund te arrijme nje fare suksesi ne fund te eliminatoreve. Me gjashte pike, ne pese ndeshje te zhvilluara, kater prej te cilave i kemi siguruar ndaj nje kundershtari qe nuk ka shenuar asnje gol deri tani, nuk perbejne sukses, te pakten deri tani.

Ndeshja

Perballe Maltes, kombetarja zhvilloi nje ndeshje qe duhet harruar dhe nuk kishte asnje ngjashmeri me sfiden e fundit, me barazimin heroik ne Portugali. Kuqezinjte ne pjesen e pare te ndeshjes u perpoqen me teper dhe mund te kishin shenuar nje gol, me disa raste te pastra per shenim. Trajneri Ari Han, mungesave i eshte pergjigjur me disa ndryshme. Curri, sic parashikohej, ishte zhvendosur ne mesfushe. Sulmin e udhehoqi Erjon Bogdani. Sakaq, ne pjesen e pare kuqezinjte treguan nje fare agresiviteti perballe portes se Maltes. Ne pjesen e dyte, loja ra ndjeshem. Asnje rast i paster per kombetaren dhe aksione, qe perfundonin pa shkuar tek porta e kundershtarit.

Zevendesimet

Edhe zevendesimet e trajnerit te kombetares sone, Ari Han nuk sollen asgje, perkundrazi ato u duken edhe pa kuptim. Kristi Vangjeli qe shkelqeu ne ndeshjen e fundit, me Portugaline e nisi lojen nga stoli. Ai u aktivizua ne pjesen e dyte dhe u nderrua serish gjate lojes. Erjon Bogdani, me rastet qe iu krijuan ne pjesen e pare nuk u treguan ne nivelin e duhur, madje shpesh doli edhe pozicion jashte loje. Ne rast se me Portugaline, trajneri Ari Han duhej lavderuar per nderrimet dhe per menyren sesi e administroi lojen, ndaj Maltes reagimi i tij ishte ose i vonuar, ose nuk solli ndryshimin e rrjedhes se lojes.

Merita

Per lojen, nje merite te vecante kishte mbrojtja, e cila nuk lejoi kundershtarin te shenonte, pasi ne pjesen e dyte edhe mund te ishim ndeshkuar. Duhet vecuar loja e mire e Klodian Duros. Tifozet, edhe kete radhe ishin ne mbeshtetje te kombetares. Drejt kryeqytetit maltez, kishin udhetuar mbi 100 tifoze, perkrahja e te cileve nuk ndikoi per lojtaret qe te shenonin edhe te arrinin fitoren e deshirueshme.

Malte - Shqiperi 0-0

Malta: Haber, Muscat (81' Failla), Agius (87' Fenech), Dimech, Agius, Mifsud, Sammut, Kohen, Shembri, Sheri (70' Briffa), Pierre, Bajada. Trajner: D. Fretc

Shqiperia: Hidi, Agolli (46' Vangjeli) (80' Lila), Beqiri, Curri, Dallku, Vrapi, Bulku, Lika, Duro, Skela, Bogdani (76' Berisha). Trajner: A. Han

Kartone te verdhe: Vrapi, Agolli, Lila

Gjyqtar: A. Deaconu (Rumani)

Grupi 1 Ndeshje Pike

Danimarka 3 7

Hungaria 4 7

Shqiperia 5 6

Portugalia 4 5

Suedia 3 5

Malta 4 0

Ndeshjet e metejshme te kombetares:

Shqiperi-Hungari (28 Mars 2009)

Danimarke-Shqiperi (1 Prill 2009)

Shqiperi - Portugali (6 Qershor 2009)

Shqiperi - Danimarke (9 Shtator 2009

Suedi - Shqiperi (14 Tetor 2009)

Minutat e ndeshjes Malte-Shqiperi

10' - Skela harkon bukur nga e djathta dhe Bogdani godet me koke, por topi perfundon jashte.

16'- Harkon Bulku ne zone, per Currin, i cili me koke fton Beqirin, por me i shpejte portieri maltez qe e nxjerr topin ne korrne.

17'- Kundersulm i maltezeve, Mifsud ka shanse te shenoje, por topi i goditur prej tij nuk perfundon ne kuadrat.

24' - Ansi Agolli harkon ne zone per Dallkun, por nderhyrja e portierit maltez zgjidh gjithcka.

26'- Dallku kroson nga e djathta dhe Bogdani rrezikon me koke, por edhe ne pozicion jashte loje.

31' - Gilman Lika kroson nga e majta per Skelen, por ky i ofron nje mundesi te shkelqyer Bogdanit qe gjuan dhe pret portieri Haber.

35' - Bulku, jep nje top nga e djathta por del me pare portieri Haber.

40' - Goditje e Skeles nga jashte zones, topi perfundon mbi traun e portierit te Maltes.

52'- Duro nuk perfiton nga nje gabim i mbrojtjes kundershtare, duke e vonuar aksionin e skuadres sone.

54'- Kuqezinjte nuk perfitojne nga nje rremuje ne zone, pas krosimit te Skeles.

58'- Sheri perfiton nga nje asist, duke dale vetem per vetem me Hidin por gjuan gabim.

61'- Gabim trashanik ne mbrojtjen tone dhe Mifsud del i vetem me Hidin, por nderhyn portieri yne.

79'- Vangjeli kroson ne shtyllen e dyte, por aty nuk gjendet asnje nga shoket e tij.

84' - Maltezet rrezikojne, duke perfituar nga pasiguria e mbrojtjes sone.

86' - Mifsud godet fort nga jashte zones, Hidi grushton.

90' - Duro kroson ne zone, por Haber pret ne pozicion.

90+3' - Mbyllet me rezultatin 0-0 ndeshja Malte-Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›