Islami: Raporteret, te shqetesuar per ligjin
Partia Socialiste duke shprehur shqetesimin qe ka per ligjin e "Dosjeve", ka percjelle njeheresh shqetesimin e raportereve te Asamblese Parlamentare te Komisionit Evropian. "Ligji i lustrimit ka qene tema kryesore qe ka angazhuar dhe shqetesuar maksimalisht bashkeraportuesit e KE-se", beri dje te ditur ne nje takim me mediat, deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami njeheresh anetar i delegacionit shqiptar ne APKE. Sipas tij, arsyeja baze e shqetesimit eshte se qeveria Berisha, jo vetem nuk ishte bashkepunuese, por fatkeqesisht e vendosur, per te vazhduar me kokefortesi rrugen e saj. Bashkeraportuesit kane kritikuar shmangien e marrjes paraprake te opinionit nga Komisioni i Venecias, dhe kane shprehur shqetesimin per presionin ndaj Gjykates Kushtetuese", sqaroi qendrimin e bashkeraportuesve, Islami. Njeheresh, Partia Socialiste ka hedhur akuza kunder kryeministrit Berisha duke theksuar se nuk u tregua aspak bashkepunues me raporteret e Keshillit te Evropes. Permes nje deklarate per mediat, deputeti socialist Kastriot Islami deklaroi se raporti qe do te paraqitet nga raportuesit e Keshillit te Evropes do te jete shuplaka e radhes ndaj qeverise. Nder te tjera , Islami ka folur edhe nje here per qendrimin e partise Socialiste ne lidhje me ligjin per hapjen e dosjeve, duke e konsideruar nje ligj te miratuar vetem nga maxhoranca, me synimin kryesor paralizimin e sistemit te drejtesise. "Dihet tanime qendrimi i PS: Ky ligj eshte miratuar ne menyre te njeanshme vetem nga maxhoranca, shkel kushtetuten ne me shume se 28 raste, eshte i pazbatueshem. Ky ligj ka per synim te demtoje apo te paralizoje Gjykaten Kushtetuese dhe sistemin e drejtesise", ka thene Islami per gazetaret. D.Dedej