E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria 5 milione leke ndihme financiare per familjen Skura

Qeveria vendosi sot për dhënien e ndihmës financiare familjes të të ndjerit Musa Bajram Skura, ish- punonjës i policisë së shtetit, vrarë në krye të detyrës. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave akordoi dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për familjen e të ndjerit Skura.

Ndërkohë që po sot Komisioni Qendror për Statusin “Dëshmor i Atdheut”,  në Ministrinë Brendshme me vendimin nr.637, datë 23.01.2013, shpalli Dëshmor te Atdheut, Komisar, Musa Bajram Skura, i cili humbi jetën për shkak te detyrës, nga plagët e marra, gjatë një operacioni për kapjen e personave me rrezikshmëri te larte shoqërore.

Gjithashtu, ditën e nesërme, ne nderim te te ndjerit Komisar Musa Skura,  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit organizon ceremoninë e varrimit. Trupi i te ndjerit Komisar Musa Skura, mendohet te mbërrije nesër nga ora 08.00-09.00, ne Portin e Durrësit.  Homazhet ne nderim te Komisar Musa Skurës, do te zhvillohen ne Shtëpinë Qendrore te Ushtrisë, duke filluar nga ora 11.00 deri me 12.30. Trupi i Dëshmorit te Atdheut Musa Skura,  do te prehet ne varrezat e Deshmoreve te Kombit. Ceremonia e varrimit do te zhvillohet nga ora 12.30 deri me 13.30.  Ne vazhdim do te zhvillohen pritje nga familjaret e Deshmorit te Atdheut Musa Skura.

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka ngushëlluar nga afër familjarët e kryekomisarit  Musa Skura i rënë në krye të detyrës. Noka u shpreh se  lufta me krimin është një luftë e vazhdueshme dhe ligji është mbi të gjitha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›