E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e studentit ne Fier flasin familjaret

Dyert e familjes së studentit Altin Prifti të vrarë në lagjen Sheq i Vogel janë të hapura për zi.

Disa metra me tej një tjetër familje po vuan mungesën e djalit .

Babai i Gentjan Shahinajt i arrestuar për vrajsen arrin t’i mbajë lotët dhë përgjërohet se djali është i pafajshëm.

Ky prind ka edhe alibinë për të birin. Duke iu referuar nipave të tij ai thotë se viktima ka shkuar në shtëpi natën e krimit rreth orës 21:30, kurse djali iI tij ka qëndruar me kushërinjtë deri në orën 23.00.

Duke mos besuar aspak që vrasjen e ka bërë i biri, Pëllumb Shahini kërkon edhe dënimin më të rëndë për të.

25 vjeçari Gentjan Shahinaj ndodhet në dhomat e paraburgimin ne komisariatin e Fierit që prej mbrëmjes së të hënës i dyshuar për vrasjen e Andi Prifit. Ai kishte shkuar pranë komisariatit të interesohej për kushërinjtë e ndaluar. Në këtë moment i vendosin prangat. Motori me të cilin policia pretendon se kanë udhëtuar bashkë viktima dhe autori, ndodhet në shtëpinë e të arrestuarit.
Trupi i pajetë i studentit i goditur pas shpine dhe në qafë u gjet anë rruge në fshatin Seman të Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›