Kartat, rinis shpërndarja e kuponave në postë
Pas dy ditësh pezullim, rinisi sot procesi i shpërndarjes së kuponave në zyrat postare për t'u pajisur më pas me kartën e identitetit. Sot janë vënë në dispozicion 20 mijë kupona. Fluks qytetarësh në zyrat postare.
TIRANE- Në zyrat postare ka rinisur sot normalisht shpërndarja e kuponave, të cilat vërtetojnë pagesën për tu pajisur më pas me kartën e identitetit. Drejtues të postës shqiptare bëjnë të ditur se sot janë vënë në dispozicion 20 mijë kupona. Që në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm është vënë re një fluks i madh qytetarësh. Pasi bëjnë pagesën prej 12 mijë lekësh ata duhet të pajisen me një kupon, i cili vërtetohen këtë pagesë dhe më pas duhet të paraqiten në zyrat e aplikimit pranë 12 njësive bashkiake që ka Tirana.
Procesi i aplikimit për kartat e identitetit nisi në fillim të kësaj jave. Që ditën e parë procesi u pengua pasi zyrat postare ishin furnizuar me një kontingjent prej 4 mijë kuponash i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit. Për dy ditë procesi u pezullua ndërsa sot ai rinisi normalisht. Kryeministri Berisha deklaroi dje në mbledhjen e qeverisë se pas të premtes procesi nuk do të kishte më pengesa pasi kompania kishte garantuar se do të furnizonte me të gjithë kontingjentin e kuponave. Po dje kryeministri Berisha premtoi kompensim për 4 kategori shoqërore. Shtresat në nevojë, njerëzit që trajtohen me asistencë dhe studentët përfitojnë që nga sot uljen e tarifës për kartën e identitetit, pasi qeveria do t’i kompensojë ata në bazë të përqindjes së miratuar dje në mbledhjen e radhës.
(s.g/BalkanWeb)