E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkimi, sekuestrohen varkat ne Liqenin e Ohrit

Inspektorati i Peshkimit ne Ministrine e Mjedisit ka vendosur te ndaloje peshkimin gjate periudhes se shumimit ne liqenin e Ohrit, brenda gjithe muajit dhjetor. Si rezultat i aksionit te ndermarre nga ky inspektorat, jane sekuestruar mjetet te peshkimit si dhe jane kapur rrjeta te peshkatareve duke peshkuar. Nderkohe, prej fillimit te vitit te ardhshem deri ne fillim te muajit mars, do te kryhet nje gjueti e kualifikuar per grumbullimin e vezeve te peshkut, qe me pas do te trajtohen ne laboratorin e rritjes se rasatit te peshkut. Inspektori i Peshkimit ne Ministrine e Mjedisit, Fadil Gjuda, ka shprehur vendosmerine e strukturave qendrore dhe vendore per te mos toleruar asnje peshkatar te licencuar ose jo, te peshkoje ne keto ujera gjate periudhes se ndalimit te peshkimit. Gjuda ka bere thirrje per ruajtjen e specieve te rralla te ketij liqeni, si dhe per zbatimin e te gjitha ligjeve te peshkimit. Periudha nga data 1 dhjetor e ketij viti deri me daten 31 mars te vitit te ardhshem, perkon me shtimin e Koranit dhe te Belushkes. Grupe te specializuara nga Organizata e Menaxhimit te Peshkimit (OMP) do te gjuajne brenda ketij afati vetem per marrjen e vezeve te Koranit me qellim perpunimin e rastatit te Koranit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›