Qeveria 80 mijë euro ndihmë, për përmbytjet në Pakistan dhe Moldavi
Qeveria i akordon një fond ndihme Pakistanit dhe Moldavisë për lehtësimin e pasojave nga përmbytjet, prej 80 mijë eurosh në total Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij, vendimin për dhënien e ndihmës financiare Pakistanit dhe Moldavisë, për lehtësimin e pasojave, të shkaktuara nga përmbytjet e fundit, në këto vende. Qeveria shqiptare, në përputhje me këtë vendim, i akordon një fond ndihme prej 50 mijë eurosh qeverisë së Pakistanit dhe një fond prej 30 mijë euro qeverisë së Moldavisë.
...