E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën Edi Rama fillon gjobë-vjeljen për parkimet në Tiranë

Projekti i ri, 1 mijë lekë ora, parkimi në rrugët e kryeqytetit

Nga dita e hënë, Edvin Rama fillon aplikimin në Tiranë e gjobë-vjeljes, për çdo vend-parkimi. E paralajmëruar prej ditësh, në datën 15 gusht pritet të vihet në zbatim projekti

pilot për administrimin e ri të sistemit të parkimit me pagesë. Sipas burimeve të vetë bashkisë së Tiranës, mësohet se ky projekt do të përfshijë disa akse rrugore të kryeqytetit dhe synon të lehtësoj trafikun e rënduar, kjo për shkak edhe të punimeve në sheshin "Skënderbej".
Personat që do të parkojnë në këto vend parkime duhet të pajisen me një biletë njëqind lekëshe, vlerë kjo vetëm për një orë parkim, e cila mund të blihet në pikat e shitjes që do të vendosen pranë tyre. Ndërkohë për kundravajtësi do të merren masat përkatëse paralajmërojnë burime të bashkisë së Tiranës. Prej disa ditësh, nëpër rrugët kryesore të Tiranës, janë vendosur kioska të cilat janë pikat që do të bëjnë të mundur shitjen e biletave të parkimit. Këto bileta, të cilat do të jenë
1-orëshe, 2-orëshe dhe 3- orëshe, kanë një çmim, prej 100 lekë (të reja), për çdo orë parkimi. një zyrtar, i cili do të duhet të parkojë, pranë institucionit ku është i punësuar vetë, do të duhet që për 8 orë, të paguajë 800 lekë (të reja) për parkim, një shumë e konsiderueshme kjo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›