Shqipëri - Spanjë, hiqet tatimi i dyfishtë për të ardhurat
Marrëveshja miratohet nga qeveria
Qeveria shqiptare, vendos të heqë tatimin e dyfishtë me Spanjën. Në mbledhjen e tij të djeshme, Këshilli i Ministrave vendosi, ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”. Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje nga ana Kuvendit të Shqiëprisë, pritet të hyjë në fuqi.
Marrëveshja, konsiderohet si e rëndësishme, në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, duke lehtësuar shumë procedurat në të dy vendet, për sa i përket tatimit mbi të ardhurat.