E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria “Berisha” pritet të ndërhyjë për një ulje të re të tarifave të telefonisë celulare

11-01-2011 / Gazeta 55

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me tarifat e telefonisë celulare. Pollo deklaroi se “në këto 10 vite shqiptarët kanë paguar për celularët e tyre çmime, të cilat, të krahasuara me koston, kudo në botë do të ishin quajtur skandaloze”. “Megjithë uljet e çmimeve në 2-3 vitet e fundit, përsëri celularët tek ne kushtojnë më shumë se në Ballkan dhe në Evropë”, shtoi ministri. Ai tha se AKEP, bazuar në këtë studim tregu, ka hapur një konsultim publik për një reduktim të tarifave të terminimit të operatorëve mobilë. “Shpresoj që operatorët të jenë bashkëpunues dhe që një ulje e pritshme e tarifave të terminimit të shoqërohet me uljen domethënëse të çmimeve të përdoruesit”, tha Pollo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›