Qeveria, Nishani rikthim në ministrinë e Brendshme
TIRANE- Bujar Nishani, aktualisht kreu i Ministrise se Drejtesise pritet te zevendesoje postin e lene bosh nga Lulzim Basha, ne krye te Ministrise se Brendshme. Mesohet se kryeministri Berisha ka vednosur rikthimin e Bujar Nishanit ne ministrine e Brendshme dhe emrin e tij pritet t’ia dergoje kreut te shtetit, Bamir Topi per dekretim.
Me kete levizje brenda kabinetit Nishani i rikthehet edhe njehere postit te mbajtur dikur. Ai ka drejtuar Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2007 deri në vitin 2009.
Domosdoshmeria per ndryshime ne kabinetin Berisha erdhi pas largimit te dy ministrave per fushaten elektorale, ku Basha garon ne emer te koalicionit “Aleanca per qytetarin”, per Tirane perballe kreut aktual te bashkise, njeheresh kreut te PS-se, Edi Rama.
Nuk thuhet asgje se kush do te zevendesoje Nishanin ne vendin qe do te lere dhe nuk ka ende emra te perfolur per zevendesimin e ministrit tjeter, garues per bashkine e Durresit, Ferdinand Xhaferraj, deri dje ne krye te Ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve.
Opozita ka leshuar akuza te shumta, per vonesat ne zevendesimin e ministrave per postet e mbetura bosh.