E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Rama do të ketë 34 zëvendësministra (dhe Rama fle në dhomën ku ka pushuar Berisha)

edi ramaEdhe sot kabineti i ri qeveritar ka vazhduar mbledhjen e radhës në qytetin e Shkodrës.

Mediat raportojnë se Edi Rama ka fjetur në atë dhomë të hotelit Colosseu ku ka pushuar dhe kryeministri në largim, Sali Berisha gjatë kohës që bënte fushatë.

Ndërkohë vetë kryeministri i ardhshëm, Rama, ka bërë një njoftim të shkurtër në Twitter në lidhje me këtë mbledhje.

Piketa të qarta për 100 ditët e para si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë e përditshmja Shqip shkruan se qeveria e Ramës do të ketë 34 zëvendësministra. Në këtë mënyrë, nuk do ketë më shumë se 2 ndihmësa për ministrat. Kabineti i Berishës ishte kritikuar për numrin e madh të zëvendësministrave.

Në mbledhjen e qeverisë ka marrë pjesë edhe Klajda Gjosha, e cila kishte vetëm pak orë që ishte martuar./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›