Qeveria Rama mbyll takimin në Vlorë: Detyrat janë tonat, pushteti i popullit
Nën moton Detyrat jane tonat, pushteti i popullit, Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, ka mbyllur në Vlorë takimin dy ditor me të propozuarit e mazhorancës së re qeverisëse për kabinetin qeveritar. Mbledhja nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati rreth 2 orë e gjysëm.
Ndërkaq pritet që pas një pushimi të shkurtër, Rama dhe kabineti i tij qeveritar të takohen rreth orës 15:00 me drejtues të pushtetit vendor. Mësohet se në takim do të jenë edhe deputetët e PS për qarkun e Vlorës.
Të mërkurën në një mbledhje maratonë prej 7 orësh, Rama ka drejtuar për herë të parë qeverinë e majtë të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Kabineti i zgjedhur prej Ramës është mbledhur në një ambient privat pranë zonës së Ujit të Ftohtë, për të gjetur rrugët që do ta çojnë në një qeverisje ndryshe në 4 vitet e ardhshme.
Pavarësisht interesit të jashtëzakonshëm të mediave, takimi u mbajt hermetik për gazetarët, por nga burimet e Ora News mësohet se gjatë mbledhjes dy kryetarët e grupit të punës së caktuar nga Rama e Meta, Edmond Hazhinasto dhe Ilir Beqja kanë bërë para kabinetit të ardhshëm programin qeverisës së 300 ditëve të para.
Më tej, Ministrat ashtu siç u ishte lënë detyre nga Kryeministri i zgjedhur paraqitën planet e punës së tyre për çdo dikaster, duke u ndalur edhe në detyra konkrete, që kanë të bëjnë me ngritjen e ekipeve të tyre drejtuese ne çdo Ministri, përcaktimin e sturkturave etj.
Po ashtu, në këtë takim, Kryeministri i ardhshëm ka prezantuar sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Abazin, një intelektual i ardhur nga Italia, i cili ka studiuar dhe ka punuar në vendin fqinj.
Mbledhja maratonë prej 7 orësh, është ndërprerë vetëm 2 herë, përiudhë në të cilën kabineti i ri ka marrë kohë për një kafe pushimi.
Binte në sy, komunikimi intensiv i Kryesocialistit me Ministrin e zgjedhur nga LSI.
Por përtej buzeqeshjes, Edi Rama, i shprehu edhe me fjalë përshtypjet e tij për këtë takim, përmes një postimi në rrjetin social tëitter ku shkruante:
Sapo mbaruam. Një dite e gjatë pune që iku sa një minutë përmes diskutimesh plot ide te reja dhe shumë energji pozitive. Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve të Ministrave dhe diskutimi i ideve ne grup.