Rama vendosi marrëdhënie të mira me Greqinë, por ia prishi pronësia e pallatit në Përmet

Reagon ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu nëpërmjet një postimin në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook thumboi lajmin se Edi Rama na paska negociuar me Greqinë për kthimin e emigrantëve në Greqi. “Një lajm mbi efektet e "diplomacisë së heshtur" të Raëes, me "mbushi me besim" për sultjash qeverinë! Rama na paskërka vendosur një marrëdhënie shumë të mirë me qeverinë greke, por që padashje e papritur u prish nga konflikti mbi pronësinë e kishës në Përmet. Por Rama e mori përsëri sot situatën në dorë dhe pasi u kthyen shqiptarët në kufi, bëri një telefon dhe tak situata u normalizua. Që të normalizohej dhe të kuptohet efekti i diplomacisë së heshtur" të Ramës, ( këtë radhë paska folur me heshtje), priti sa të acarohej situata dhe tak ta zgjidhte Vetë. Ndryshe, nga do ta kuptonim ne që e zgjidhi Rama, po të mos ishte acaruar situata?!!! Cudi, vetëm takimet në Turqi i bëri me zhurmë, këto me Greqinë i kryeka në heshtje!”, thuhet në reagimin publik të ministres Bregu.