Kili, probleme me fluturimet, shkak hiri vullkanik

Shpërthimi vullkanik i këtij fillim muaji në Kili ka çrregulluar fluturimet në Perth të Australisë.
Kompanitë ajrore thonë se reja e hirit është shumë e ulët mbi qytet dhe kompromenton sigurinë e fluturimeve.
Shpërthimi në kompleksin e vullkaneve Puyehue-Cordon Caulle nisi në 4 qershor dhe ka shkaktuar që atëherë probleme të trafikut ajror siç nuk ishin parë që nga shpërthimi i vullkanit në Islandë që paralizoi Europën në 2010-tën.
Ekspertët besojnë se shpërthimi i Puyehues-s mund të bëhet më i dhunshëm në ditët në vijim.