E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria akordon 100 mije dollare per Turqine

Qeveria shqiptare do te jape 110 mije dollare per shtetin turk ne menyre qe ti vije ne ndihme per pasojat qe la termeti i para pak diteve. Keshilli i Ministrave miratoi diten e djeshme vendimet per dhenien e kontributit financiar ne ndihme te tri vendeve te prekura nga katastrofat natyrore. Keshilli i Ministrave miratoi dhenien e ndihmes financiare prej 100 mije dollaresh per Turqine ne lehtesimin e demeve te shkaktuara nga termeti i pak diteve me pare. Gjithashtu u miratua dhenia e ndihmes financiare prej 100 mije dollaresh per Pakistanin ne lehtesimin e pasojave te shkaktuara nga permbytjet ne kete vend. Keshilli i Ministrave miratoi edhe dhenien e ndihmes financiare prej 50 mije dollaresh per vendet e Bririt te Afrikes Somali Etiopi Xhibuti ne ndihme te popullsise se ketyre vendeve te prekura nga nje varferi e thelle si pasoje e thatesires se tej zgjatur ne keto vende. Me kete kontribut Shqiperia i bashkohet thirrjes per solidaritet nderkombetar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per kapercimin e emergjences humanitare ne vendet e Bririt te Afrikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›