Buxheti 2012 Berisha Do te vijojme rritjen e rrogave dhe pensioneve per 820 mije familje

Edhe ky buxhet qe eshte me i madhi ne historine e vendit do te kete destinacionet me kryesore. Se pari rrogat dhe pensionet
Kryemisnitri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise deklaroi se buxheti i vitit te ardhshem do te jete buxheti me i madh. Ai theksoi se gjate vitit 2012 do te realizohen te gjitha premtimet e qeverise duke shtuar se do te kete serish rritje te rrogave dhe pensioneve. Edhe ky buxhet qe eshte me i madhi ne historine e vendit do te kete destinacionet me kryesore. Se pari rrogat dhe pensionet. Pavaresisht nga nje krize e eger borxhesh qe ka pllakosur Evropen dhe boten dinamizmi i ekonomise sone na ben te mundur te qendrojne serish ne premtimin tone ne objektivin tone te rritjes se rrogave dhe pensioneve. Kjo perben nje lehtesi te madhe per ne perben nje avantazh shume te madh pasi investimi ne burime njerezore eshte dhe mbetet investimi i te gjitha investimeve - u shpreh Kryeministri Berisha. Sipas tij viti i ardhshem do te shenoje rritje serish ne menyre te ndjeshme te rrogave dhe pensioneve per mbi 820 mije familje shqiptare. Kreu i qeverise tha se Shqiperia eshte nje nder vendet e pakta qe nuk njohu krize ekonomike sepse fale reformave te qeverise Shqiperia shpetoi jo vetem nga kriza por pati edhe rritje te ekonomise. Ndersa shtoi se vitin e ardhshem pritet qe rritja ekonomike te jete me e larte se kete vit. Viti i ardhshem do te shenoje rritje te ndjeshme te pagave pensioneve dhe ndihmes ekonomike per familjet shqiptare. Nderkohe qe do te marrin zhvillim projekte madhore ne mbeshtetje te ekonomise se vendit - vijoi me tej kreu i qeverise.
Dixhitalizimi
Nje tjeter projekt madhor qe do te realizohet vitin e ardhshem do te jete edhe dixhitalizimi. Kryeministri Berisha theksoi para ministrave se buxheti do te mbeshtese fuqishem te gjitha projektet per nje Shqiperi dixhitale ndersa u ka kerkuar ministrave ta vendosin ate si projektin me te rendesishem. Projektet e dixhitalizimit jane jetike per transparencen per sherbimet ndaj qytetarit. Viti i ardhshem duhet te shenoje reformen e sistemit te shendetesise prones dhe ne sistemin e sherbimeve publike tatimeve etj. Ndaj eshte e domosdoshme qe ju te rishqyrtoni perparesite duke shpallur perparesi te pare Shqiperine dixhitale - iu eshte drejtuar Berisha ministrave. Duke iu referuar buxhetit te vitit qe po vjen premtoi se ai do jete me i madhi i te gjitha koherave ai tha se 100-vjetori i shpalljes se Pavaresise do te jete viti i Shqiperise dixhitale. Kjo sipas kreut te ekzekutivit shqiptar eshte nje nga sfidat me madhore te qeverise ne festimet e pervjetorit te Pavaresise. 100-vjetori duhet te jete viti i Shqiperise dixhitale duhet te jete vendimtare. Nuk ka vit me te mire per te festuar vitin e sakrificave si Shqiperi dixhitale - nenvizoi Berisha.
Kryeministri 2012 viti i mbare per fermeret
Ne vijim te fjales se tij kreu i qeverise ritheksoi se nje pjese e buxhetit do te shkoje edhe ne mbeshtetje te fermereve. Ai theksoi se gjate vizitave qe ka zhvilluar ditet e fundit ne disa vende te Shqiperise ka konstatuar se eshte rritur jashtezakonisht interesi i fermereve per te rritur prodhimet e tyre bujqesore dhe frutore kjo pasi ata kane pasur dhe do te kene edhe me shume mbeshtetjen e qeverise. Shqiperine ta shnderrojme ne modelin e zhvillimit te qendrueshem jeshil ndaj dhe ky vit shenon nje perpjekje te re ne politiken tone ne dy projekte te medha kombetare ullirin dhe arroret por absolutisht dhe cdo dru frutor ku te duan qe ti mbjellin. Qeveria inkurajon qeveria mbeshtet qeveria nuk dikton dhe ka besim te plote ne mencurine ne njohurine qe fermeret kane per token e tyre. Ne do ti mbeshtesim ata fuqishem. Mbjellja ne 8 vite e 250 milione druve frutore eshte nje nga aktet me madhore me te rendesishme per nje zhvillim te qendrueshem te ketij vendi per nje mjedis nder me te shendetshmit me te larmishmit dhe ne qendrojme plotesisht ndaj dhe dua te informoj kryetaret e komunave dhe fermeret shqiptare se gjate ketyre javeve jane zhvilluar konsulta intensive me Ministrine e Bujqesise me Ministrine e Mjedisit dhe me faktore te tjere po shqyrtohet i gjithe kuadri ligjor ne menyre qe kompetencat te shkojne tek ata qe administrojne territorin - tha kreu i qeverise.