Qeveria, akt normativ për të shtyrë 2 muaj regjistrimin e banesave
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, se do të ketë një shtyrje prej dy muajsh të regjistrimit të banesave dhe pasurive.
Kjo, sipas Kryeministrit, vjen pasi ditët e fundit ka pasur dyndje kërkesash për regjistrim në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe është i pamundur përballimi i këtij vëllimi.
“Kemi vendosur për të sjellë aktin normativ për të shtyrë deri në fund të muajit shkurt këtë proces”, tha Berisha, duke shtuar se vetëm banesat janë rivlerësuar në një shumë prej 700 milionë dollarë, prej të cilave kanë përfituar mbi 14 mijë familje.
Ky akt është i domosdoshëm, pasi edhe majft emigrantë kthehen tashmë për festa dhe kanë mundësi për të regjistruar banesat dhe pasuritë e tyre, ka shtuar Berisha.
(d.b/BalkanWeb)