E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, vritet nga RENEA i shumëkërkuari Alfred Seferi, nuk pranoi të dorëzohej

KURBIN- Forcat e RENE-as gjatë një operacioni të kryer në fshatin Gurëz të rrethit Kurbin kanë vrarë shtetasin e shumëkërkuar Alfred Seferi.

Viktima, e cila në letra rezultonte si Elidon Prendi u vra gjatë shkëmbimi të zjarrit me forcat speciale teksa tentonte tu shpëtonte.

Burime policore bëjnë me dije se viktima Seferi me origjinë nga Luthi i Pukës, dyshohet si bashkëpunëtor në 10 ngjarje kriminale, për të cilat policia kishte nisur hetimet.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›