E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti aziatik shoqërohet me tensione politike

Patalia - Samiti i sotëm mes vendeve të Shoqatës së Kombeve të Azisë (ASEAN), i cili do t’i kushtohet krizës financiare, po shoqërohet me tensione të shumta politike. Në të njëjtën kohë, opozita tajlandeze deklaron se nuk do të lejojë zhvillimin e këtij samiti.

"Gjatë këtij samiti rajonal, 16-të vendet do të tregojnë vullnetin e tyre për marrjen e masave adekuate dhe të koordinuara kundër impaktit të krizës financiare dhe ngadalësimit ekonomik botëror", deklarohet në një komunikatë të lëshuar nga ASEAN.

Këto takime rrezikohen të pengohen nga trazirat e forta politike që kanë përfshirë Tajlandën ditët e fundit. Rreth 700 simpatizantë të ish-kryeministrit në mërgim, Thaksin Shinawatra, janë mbledhur sot në qendër të Pataias për të penguar zhvillimin e këtij samiti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›