E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria aplikon diskriminimin fetar me paratë e popullit

Shkup - Çdo bekim fetar duhet të behët edhe nga ana e Bashkësisë Islame, jo vetëm nga nja bashkësi fetare në Maqedoni. Këtë e themi duke marrë parasysh se pas Kishës Ortodokse vjen Bashëksia Islame. Ne do të vazhdojmë betejën tonë për të luftuar këtë diskriminim fetar”, ka theksuar sekretari i përgjithshëm i BFIM-së, Afrim Tahiri.

Diskriminim i rëndë fetar por edhe tendenca për nxjerrjen në shesh të elementeve sllavo-ortodokse është vlerësuar ceremonia e vënies së gurëthemelit të ndërtimit të objekteve të reja shtetërore në afërsi të Urës së Gurit në Shkup, ku organizator ka qenë kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjykata Kushtetuese, Arkivi Shtetëror dhe Muzeu Arkeologjik janë tre institucionet e reja që filluan të ndërtohen nga buxheti i shtetit, që janë para të qytetarëve të këtij shteti.
Bashkësia Islame Fetare në Maqedoni ka reaguar ndaj kësaj dukurie, e cila po merr hov të madh nga qeveria aktuale, ku në ceremoninë e gurëthemelit, bekimi i këtyre institucioneve është bërë vetëm nga prifti ortodoks.

“Duke marr parasysh se institucionet që ndërtohen janë për të gjithë qytetarët, për të gjithë besimtarët e vendit pavarësisht se cilës fe i takojnë dhe duke marrë parasysh se ato ndërtohen me të hollat të qytetarëve të Maqedonisë, Bashkësia Islame mohoi pjesëmarrjen pasi që nuk ishte ftuar me status të barabartë me Kishën Ortodokse Maqedonase. Çdo bekim fetar duhet të behët edhe nga ana e Bashkësisë Islame, jo vetëm nga nja bashkësi fetare në Maqedoni. Këtë e themi duke marrë parasysh se pas Kishës Ortodokse vjen Bashëksia Islame. Ne do të vazhdojmë betejën tonë për të luftuar këtë diskriminim fetar”, ka theksuar sekretari i përgjithshëm i BFIM-së, Afrim Tahiri.

Po ashtu dr Metin Izeti, ekspert i filozofisë dhe njohës i çështjeve fetare ka theksuar se rasti i mosprezencës së Bashkësisë Islame në gurthemelin e objejtit administrativ është shqetësues.
“Rasti i fundit i mosprezencës së kreut të Bashkësisë Islame në gurëthemelin e ndërtesave të gjyqit, arkivit etj është një pasqyrë reale e asaj që Qeveria e Maqedonisë ka dëshirë ta bëjë me Maqedoninë. Mosprezenca e kreut të Bashkësisë Islame, pa marrë parasysh se dikush e dëshiron ose jo atë, pajtohet me botëkuptimet, mënyrën e veprimit të tij ose jo, është injorim dhe margjinalizim i elementit mysliman në Maqedoni , i cili nëse jo më tepër e paraqet gjysmën e popullatës së Maqedonisë”, ka theksuar dr.Metin Izeti. (INA/SHM)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›