Rusia tërheq trupat e saj nga Kosova
Prishtinë -Rusia ka vendosur që të mbyllës misionin e saj ndërkombëtar në Kosovës, i angazhuar në kuadër të operacioneve të Kombeve të Bashkuara, deklaroi sot komandanti i kontingjentit policor rus në UNMIK, Leonid Pogorelov. Ai tha se në fillim të kësaj jave është larguar edhe paqeruajtësi i fundit rus, për të shtuar se “udhëheqja e misionit e konsideron situatën aktuale në Kosovë si relativisht stabile".