Ja cilat shtete do të njohin Kosovën
Nju Jork -Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Skënder Hyseni gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ka zhvilluar një sërë takimesh me ambasadorë e shefa misionesh të vendeve të ndryshme të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Këto takime ministri Hyseni i ka shfrytëzuar për të informuar bashkëbiseduesit me të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj, si dhe për të nxitur e përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Ministri Hyseni, në një takim të gjatë dhe inkurajues, ka njoftuar ambasadoren e Grenadës në OKB, znj. Dessima M. Williams, me të gjitha zhvillimet në Kosovës gjatë vitit të parë të pavarësisë. Ambasadorja Williams, njëherit kryesuese e radhës e përfaqësimit të CARICOM-it në OKB, ka theksuar se vendi i saj, së bashku me vendet e tjera të CARICOM-it po përpiqet të arrijë unitet në vendimin për Kosovën.
Ajo ka theksuar se në mbledhjen e radhës përfaqësuesit e CARICOM-it në OKB do të kenë këtë çështje pjesë të agjendës. Po ashtu, ajo ka thënë se Grenada po ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe se vendimi për njohje do të shqyrtohet me kohë.
Hyseni ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, edhe nga Benini, duke zhvilluar një takim me diplomatin e këtij vendit në OKB Jean-Francis Regis Zinsou. Shefi i misionit të Beninit në OKB, z. Zinsou, ka falënderuar ministrin Hyseni për informacionin për Kosovën, si dhe ka siguruar atë që do të kërkojë nga qeveria e tij të shqyrtojë kërkesën e përsëritur të Kosovës për njohje. Edhe qeveritë e Trinidad dhe Tobago do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje. Ndërkohë, duket se përgjigje pozitive Hysenit, i ka dhënë diplomati i Bahrenit, Tawfeeq Ahmed Almansoor.
Ambasadori i Bahrenit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, theksoi se vendi i tij ka ndjekur me kujdes rrugëtimin e Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. Ai ka thënë që qeveria e tij është në dijeni të të gjitha vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe se solidarizohet me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, të vullnetit të mirë e të besimit. Një tjetër shtet, ka premtuar se do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës.
Në takimin me ambasadorin e Ganës në OKB, z. Leslie Kojo Christian, ministri Hyseni ka folur për përkrahjen që ka marrë Kosova një ditë më parë nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ai është shprehur i kënaqur me vlerësimin e përpjekjeve dhe të përparimit të Kosovës në të gjitha fushat dhënë në seancën e djeshme. Amabsadori Christian ka thënë se Gana, duke ditur rëndësinë që ka procesi i njohjes për institucionet dhe popullin e Kosovës, vendimi për këtë çështje do të vijë.
Shefi i diplomacisë kosovare ka kërkuar edhe nga Libia që të njohë Pavarësinë e Kosovës. Gjatë një takimit me ambasadorin e Libisë në OKB, z. Abdurrahman Mohamed Shalgham, kryesues i radhës i KS të OKB-së, ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën edhe nga ky vend anëtar i Ligës Arabe dhe i Konferencës së Organizatës Islamike.
Nga ana tjetër, ambasadori i Libisë në OKB, z. Shalgham, ka theksuar se Libia ndjek me kujdes të veçantë zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Libia inkurajon vendet për të garantuar siguri të qëndrueshme. Ai përfundoi se Libia do të vijojë kontaktet me institucionet e Kosovës, për të qenë e informuar nga dora e parë për të gjitha zhvillimet në terren. Ministri kosovar, ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës nga ana e Kinës.
Në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ambasadorin Liu Zhenmin, ministri i Jashtëm i Kosovës ka folur për procesin e ndërtimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Ai ka theksuar si të arritur themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe funksionalizimin e Shërbimit Inteligjent të Republikës së Kosovës. "Kosova pret që edhe Republika Popullore e Kinës ta njohë Kosovën në një të ardhme jo të largët”- ka thënë ministri Hyseni.
Ambasadori Liu Zhenmin ka theksuar se vendi i tij po ndjek të gjitha zhvillimet në Kosovë gjatë viteve të fundit. Ka theksuar nevojën e zhvillimit të mëtejmë të kontakteve me autoritetet e Prishtinës. "Kina do që edhe më tutje të ndihmojë rajonin në arritjen e paqes e të sigurisë së qëndrueshme. Ne do të vazhdojmë të ndjekim edhe më tej rrugëtimin e Kosovës, për të formuluar qëndrimet e vendimet tona", ka përfunduar ambasadori kinez.