Qeveria aprovoi dy Projektligje

Në mbledhjen e 111-të, të rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është aprovuar Projektligji për Gjykata në Kosovë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujitjen e Tokave Bujqësore.
"Duke riafirmuar angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se gjykatat në Kosovë, me aprovimin e Ligjit për Gjykatat, do të jenë më efikase dhe do të përmbushin misionin e tyre për zbatimin dhe mbrojtjen e ligjit, duke funksionuar shpejtë dhe drejtë në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore", thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.
Ligji i ri për gjykatat përcakton formën organizative të gjykatave në Kosovë dhe shtrirjen e tyre në të gjitha qendrat e Kosovës, me shtatë gjykata themelore dhe degët e tyre nëpër komunat e Kosovës.
Qeveria ka aprovuar edhe Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore, duke synuar që me këto ndryshime dhe plotësime, ligjin ta bëjë të implementueshëm dhe në pajtim me direktivat e BE-së në këtë fushë.