Kouchner: Asgjë nuk mund të ndryshojë pavarësinë

"…shumë rrugë është bërë prej vizitës sime të fundit në prill 2007 dhe kjo rrugë përmblidhet me një fjalë. Pavarësia. Dua t’iu them në emër të Francës, pavarësia juaj nuk është në pyetje, kjo është lëvizje e historisë, askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë lëvizje të historisë dhe çdonjëri duhet ta pranojë…"
(E plotësuar)
Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Bernard Kouchner ka thënë se pavarësia e Kosovës është lëvizje e historisë dhe kjo lëvizje nuk mund të ndalet dhe nuk mund të ndryshohet. Këto komente Kouchner i bëri para ligjvënësve të Kosovës në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ka inkurajuar drejtuesit e shtetit të Kosovës që të nisin rrugën e dialogut me Serbinë, ngase sipas tij, vetëm kjo është rruga që shpie drejt Bashkimit Evropian.
Ish kryeadministratori i Kosovës, në fjalën e tij ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që gjendet tani në Kosovë dhe sheh përparim në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.
“Shumë rrugë është bërë prej vizitës sime të fundit në prill 2007 dhe kjo rrugë përmblidhet me një fjalë. Pavarësia. Dua t’iu them në emër të Francës, pavarësia juaj nuk është në pyetje, kjo është lëvizje e historisë, askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë lëvizje të historisë dhe çdonjëri duhet ta pranojë”, ka thënë Kouchner.
Sipas tij, puna që tani kërkohet nuk është më e lehtë sesa puna dhe durimi që është bërë për të arritur deri në momentin e pavarësimit të vendit dhe ndërtimin e shtetit demokratik dhe multietnik.
Kreu i diplomacisë franceze ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij dhe të presidentit Nicolas Sarkozy, ndërkaq ka theksuar nevojën që në Kosovë të ketë një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë dhe në administratën publike.
Ai ka thënë se Kosova mund të besojë në miqësinë e Francës, e cila do të bëjë gjithçka që të jap mundësi që populli i Kosovës t’i jap jetë lirisë së vetë.
“Keni një punë të vështirë para jush. Nuk kam mësim për t’ju bërë dhe nuk ju bëjë, ju flas si shok. Çka mund të rrezikojë pavarësinë, nuk është fqinji, por është brenda shtetit, korrupsioni, diskriminimi, ndarja. Pavarësia e ka një çmim. Ai që kërkohet është synimi. Jemi këtu për t’iu ndihmuar në këtë rrugë të vështirë, por do të mbetet rruga juaj, puna juaj, kurajo juaj dhe në fund suksesi juaj”, ka thënë ai.
Kouchner ka vlerësuar zgjedhjet e fundit lokale, duke thënë se ishin një tregues se serbët e Kosovës janë të gatshëm të marrin rol aktivë në të ardhmen e tyre në Kosovë, ndërkaq ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të jenë konstruktiv kur bëhet fjalë për historinë fetare ortodokse të serbëve në Kosovë.
Ai ka thënë se ortodoksët serbë janë të ngulitur në tokën e Kosovës dhe kjo është një arsye më shumë që të lejohen serbët e Serbisë që të vijnë në këto vende ku e gjejnë veten, ngase ky është një gjest i inteligjencës politike.
Fryma e dialogut, sipas Kouchnerit është rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të jenë së bashku në Bashkimin Evropian.
“Nuk e di orën, nuk e di datën, por e di që një ditë Kosova dhe Serbia do të jenë me ritmin e tyre në mesin e Bashkimit Evropian si vende të pavarura, vende mike. Do të jetë iluzion të mendojmë që mund të ecim nga Evropa duke penguar vendin fqinj të ecë edhe ai gjithashtu. Evropianët nuk e pranojnë këtë. Atëherë dialogu mes vendeve tuaja është një kusht paraprak për projektin tuaj”, është shprehur ai.
Kouchner ka theksuar se vendi i tij e përkrah politikën e decentralizimin në Kosovë, ndërkohë që ka porositur liderët e Kosovës që të garantojnë shërbime të njëjta për të gjithë qytetarët e saj, ndërkaq ka kërkuar efikasitet më të madh në luftën kundër korrupsionit.
Ndërkohë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Francës, duke thënë se vizita e tij në Kosovë është një respekt i madh për Kosovën dhe popullin e saj.
“Ardhjen tuaj e përjetojmë si një respekt të madh ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, si një ngjarje të rëndësishme dhe mesazh të fuqishëm të Francës për miqësi dhe kujdesje ndaj vendit dhe popullit tonë. Franca ka pasur dhe vazhdon ta ketë rol të veçantë e historik në mbrojtjen e drejtësisë, karshi çështjes së Kosovën, në ndërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit tonë të dalë nga lufta shkatërruese dhe me siguri edhe në ngritjen e themeleve të Kosovës së re”, ka thënë Krasniqi.
Kouchner ishte Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga korriku i vitit 1999, ndërkaq për herë të fundit në vizitë në Kosovë ishte në prill të vitit 2007. /kosovapress/
Kouchner për miqësi mes Serbisë e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner është në Beograd, ku është takuar me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, ndërsa do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Bozidar Delic dhe ministrin e punëve të jashtme, Vuk Jeremic.
Kouchner në një intervistë ekskluzive për televizionin serb B92, ka thënë se marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën “duhet të jenë më të thjeshta dhe të bazuara në miqësi”.
Sipas Kouchner, këto marrëdhënie duhet të jenë më pak të tendosura, sepse kjo do t’ia bënte më të lehtë të ardhmen e Serbisë në Bashkimin Europian.
“Presidenti Sarkozy dhe unë nuk po kërkojmë që Serbia ta njohë Kosovën, por të fillojë procesin e dialogut, punës, lehtësimit dhe normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Kouchner.
“Ka shumë në mesin e 27 anëtarëve të Bashkimit Europian që nuk pajtohen me zgjerimin e ri të Unionit. Ne tashmë kemi fituar përvojë me një vend të ndarë, Qipron, dhe nuk jemi të gatshëm ta përsërisim atë”.
“Nuk jam duke thënë që ka kushte apo kushte paraprake për të zgjidhur problemin e Kosovës, dhe në Kosovë për të zgjidhur problemin me Serbinë, jo, por duhet të jetë një atmosferë që do të mundësojë rregullimin e gjithçkaje në një kohë kur Serbia do të bëhej anëtare e Bashkimit Europian”, tha Kouchner për B92.
Para takimeve të sotme, ai ka vizituar varrin e ish kryeministrit të Serbisë, Zoran Dindic, i cili u vra në vitin 2003.