Dinamo shpartallon Flamurtarin, iken Kova

Kreu nuk ndryshon. Dinamo e Partizani vazhdojne te mbajne me merite vendin e pare dhe i largohen me shume Tiranes, qe dje eshte mposhtur nga dy penallti te dhena nga Bardhyl Pashaj ne perballjen kunder Beses. Dinamo ka masakruar teresisht Flamurtarin, duke shenuar gjashte gola, ndersa Partizani ka vuajtur disi kunder Shkumbinit dhe i eshte falur dy golave te shenuar ne kohen shtese te cdo pjese.
Dinamo-Flamurtari 6-0
Ka qene nje triumf i vertete ai dinamovit perballe Flamurtarit. Pas humbjes se turpshme ne Shkoder, Dinamo ka ditur t'i riktheje dinjitetin vetes, duke shenuar plot gjashte gola ne porten vlonjate. Kater jane autoret qe lene vulen ne kete takim. Per Pollozhanin dhe Pemen regjistrohen dy dygolesha. Kuli shenon me ane te nje 11-metershi, ndersa Pejic rigjen golin pas disa javesh shterpesi. Blute ruajne keshtu avantazhin e cmuar prej dy pikesh nga Partizani dhe shikojne me kenaqesi frenimin e Tiranes. Tashme, per skuadren e Dajes, problem do te jete transferta e radhes ne Peqin.
Partizani-Shkumbini 2-0
Ka vuajtur skuadra e Hasan Likes perballe Shkumbinit, megjithate, ka mundur te marre tre piket e plota dhe te lere pas humbjen e Vlores. Megjithate, pavaresisht rezultatit, fitorja nuk ka qene kaq e lehte per Partizanin, pasi te dy golat jane shenuar "in-extremis" nga Dhembi dhe Bakaj. Shkumbini ka ushtruar shume presion ndaj skuadres se kuqe, por ne fund eshte detyruar te dale pa pike nga "Qemal Stafa". Goli i pare u shenua nga korcari Paulin Dhembi ne minuten e pare shtese te pjeses se pare pas nje gabimi ne dalje te portierit mik. Ne fraksionin e dyte, vendesit jane rrekur te dyfishojne shifrat, por pa mundur t'ia dalin mbane, deri ne rrotullimin e 91-te te akrepave te ores. Gabimi i mbrojtjes vendese favorizon Karapicin, qe nis Bakajn nga mesfusha e kuqe dhe, pa pasur asnje kundershtar perballe, nuk e ka te veshtire te mposhte Llanin.