E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Presidenti" fut ne sherr PD

Propozimet e PD-se per te ndryshuar Kushtetuten, me qellim per te nderhyre deri te kompetencat e Presidentit, shkaktuan jo pak debate dhe brenda Grupit demokrat. Disa deputete u ankuan dje ne mbledhjen e grupit se ndryshime te tilla nuk jane pozitive per vendin e duhet te mendohen mire. Burime brenda mbledhjes se grupit, thane per gazeten se deputete si Prec Zogaj e Rexhep Uka, sugjeruan qe te mos preket Kushtetuta per te "cunguar" kompetencat e Presidentit. Sipas tyre, nenet qe PD kerkon te ndryshoje ne Kushtetute, si ai per t'i marre ekskluzivitetin e dekretit Presidentit, apo te lejoje qe kreu i shtetit ne raundin e peste te votimit te zgjidhet me shumice te thjeshte votash 70+1 nga 84 qe eshte aktualisht, duhet te rishikohen me kujdes nga selia blu. I pranishem ne mbledhje, Kryeministri Sali Berisha, pa dhene komente te metejshme mbi propozimet, qetesoi deputetet se te gjitha ndryshimet do te shihen me kujdes. Si dhe do te jene pjese e diskutimeve te gjera mes forcave politike. Diskutimet kunder amendamenteve qe kufizojne kompetencat e Presidentit do te ishin ashpersuar me teper ne grup, nese nuk do te nderhynin kryetari i Grupit, Astrit Patozi dhe deputeti, Ilir Rusmali. Duke qetesuar deputetet se cdo gje do te diskutohet gjate, ata ndryshuan debatin per ta perqendruar te reforma zgjedhore e ndryshimi i sistemit zgjedhor. Burime brenda mbledhjes thane per gazeten se per kete shqetesim nuk perjashtohet mundesia qe te zhvillohet dhe nje takim zyrtar mes nje grupi deputetesh demokrate te Komisionit te Ligjeve me Presidentin e Republikes, Bamir Topi, ashtu sikurse bene dhe 3 dite me pare me Kryeministrin Berisha. Si dhe ne fillim te javes se ardhshme nje reagim i mundshem i kreut te shtetit per te njejten ceshtje, ate te nderhyrjeve ne Kushtetute per Presidentin. Ne mbledhjen e djeshme te grupit demokrat, munguan dy deputete Besnik Mustafaj e Bujar Leskaj. Paketa e PD per te ndryshuar Kushtetuten, duke prekur veprimtarine e institucioneve, ka vene ne levizje te gjithe politiken. Ne menyre te vecante dhe Presidencen. Kete jave, mbi amendamentet do te prononcohen dhe konstitucionalistet qe po merren me shqyrtimin nje me nje te amendamenteve qe nderhyjne ne te drejtat e Presidentit.

Kater dite me pare, ne kulmin e debateve mes partive politike per reformen zgjedhore, PD hodhi ne tryeze nje pakete, ku kerkon te nderhyje ne Kushtetute per te kufizuar mandatin e Prokurorit te Pergjithshem ne pese vjet nga pa kufi, te lehtesoje procedurat per zgjedhjen e Presidentit dhe procedurat per mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit dhe qeverise. Duke i dhene te drejte Kryeministrit te shperndaje parlamentin ne rast se nuk merr votat e duhura per mocionin e besimit ndaj qeverise. Duke pasur parasysh tensionet e veres qe shkoi ne zgjedhjen e Presidentit, ku per pak vendi shkoi ne zgjedhje te parakohshme, demokratet propozojne nje rrugedalje. Sipas PD, zgjedhja e Presidentit te behet me pese raunde si aktualisht, por me ndryshimin qe ne raundin e peste zgjedhja e tij te behet me shumice te thjeshte votash, pra 70+1 ne parlament. Jo si eshte aktualisht me 3/5, qe duhen 84 vota. Numer qe kerkon konsensus te gjere ne parlament per te zgjedhur te parin e vendit. Por, kerkesa e PD-se nuk perfundon me kaq. Te djathtet kerkojne dekretet e Presidentit kunderfirmohen nga Kryeministri apo ministri perkates. Me perjashtim vetem ne rast te shperndarjes se Kuvendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›