E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përmbytjet në Berat, dëme të mëdha edhe në bujqësi, serat nën ujë

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit.

Situata është e vështirë edhe në qarkun e Beratit, ku raportohet për përmbytje të serave dhe tokave bujqësore.

“Kush do të përgjigjet për dëmet e shkaktuara nga kjo përmbytje?”, pyesin banorët.

Ndërkohë dëme janë regjistruar edhe në qytetin e Beratit ku dhjetëra biznese janë përfshirë nga uji, duke shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi në aktivitetin e përditshëm tregtar.

Për shkakt të rreziku aktual që paraqet rrjedha e lumit Osum, një pjese e segmetit që kalon përgjat lumit Osum pranë lulishtes së qytetit është bllokuar përkohësisht duke lejuar qarkullimin vetem në rrugën kryesore Antipatres, kjo ka sjellë dhe një fluks të shtuar të mjeteve me rradhë të gjata prej 2 kilometrash.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›