Heqja e flamurit
Para dy ditesh ne rruget e Prishtines u krye nje gjest i shemtuar. Me nje urdher nga lart u hoq nga te gjitha pikat flamuri shqiptar i cili ishte vendosur krahas flamurit amerikan dhe atij te shtetit te Kosoves me rastin e vizites se Sekretares Amerikane Clinton.
Ma do mendja se mbi 99 e shqiptareve te Kosoves kane qene kunder ketij gjesti te nxitur nga nje deklarate ambigue e ardhur nga perfaqesia amerikane ne Prishtine.
Sekretarja Hillary Clinton ka shkelur dje ne nje Prishtine te pastruar nga flamujt kombetare shqiptare. Per dike qe nuk ia ka idene se cfare ka ndodhur me Kosoven do te ishte e pamundur te gjendej ndonje lidhje ndermjet saj dhe ngjyres kuq e zi.
Fshirja e simbolit shqiptar ne emer te te cilit sakrifikuan dhjetera breza dhe mijera qendrestare qe Kosova te vije ne kete status ku eshte sot duket naivitet.
Sado diplomaci te perdoret sado urdhra te jepen te gjithe e dine se ata qe po e presin Sekretaren Clinton ata qe i ndertuan permendore ish - Presidentit Clinton ne Kosove jane shqiptare. Vetem shqiptare. Te gjithe e dine se shqiptaret e Kosoves e kane flamurin kuq e zi simbol te tyre.
Ne aspektin preferencial te gjithe e dine se per kosovaret shqiptare ish-Presidenti Clinton do te mbetet nje hero ndersa per serbet kosovare e per cdo serb tjeter ai do te mbetet nje vrases.
Te gjithe e dine se cfare eshte ky shtet dhe prej nga ka ardhur. Druaj se nese krahas dy flamujve zyrtare shteterore do te ishte vendosur flamuri serb nuk do te kishte bezajt asnje institucion nderkombetar. Serbet po perparojne me shume se ne ne rrugen e integrimit evropian.
Ata kane nje vit qe levizin te lire ne te gjithe Evropen ndersa ne merremi me vija imagjinare. Ata jane gati ta imponojne simbolin e tyre edhe aty ku nuk ka asnje lidhje ndersa ne e heqim ne qendren e dyte me te madhe te botes shqiptare.
Nje politike qe deformon realitetin nuk mund te krijoje kushte reale as per dialog as per respekt reciprok. Serbet nuk kane per ta njohur kurre Kosoven edhe sikur Serbia te behet qe sot anetare e BE-se. Shqiptaret kane per te shkuar ne drejtim te kundert kah integrimi mes veti e paralelisht ne Evrope.
Beteja politike per Kosoven do te vazhdoje gjate sa kohe qe do te ekzistoje ky konfiguracion ne rajonin e Ballkanit. Referenca kryesore e zhvillimeve te pritshme do te jete pikerisht ai shteti tjeter qe quhet Shqiperi ndersa simboli i frymezimit pikerisht ai flamur qe po fshihet.
Vizita e Sekretares Clinton do te mbahet mend ne Kosove si evenimenti qe per here te pare pastroi Kryeqytetin e Kosoves nga ngjyra kuq e zi. Prishtina eshte sot e pavarur nga shumecka por me e pavarur se nga gjithcka tjeter eshte nga shteti ame dhe simboli kombetar i qytetareve te saj. Jo gjithcka qe ne nje moment te caktuar nuk pelqehet nga miqte tane duhet fshire. Ata qe na u bashkuan rruges duhet te lene te ecim ne realitetin tone te ri.
Parmbreme per koincidence ne stadiumin a Genoas tifozet serbe te cilet shkaktuan anulimin e ndeshjes se futbollit ndermjet Italise dhe Serbise dogjen nje flamur shqiptar. Hajde gjeje lidhjen e simbolit shqiptar ne nje stadium te Italise ne nje ndeshje futbolli Nje skandal ky i cilesuar edhe nga vete mediat serbe ne Beograd.
Ne pergjigje te ketij gjesti nje grup tifozesh shqiptare kane djegur flamurin serb para ambasades se Serbise ne Tirane. Po perse serbet djegin flamurin kombetar shqiptar e jo flamurin shteteror te Kosoves
Po te mos ishte Kosova ne mes serbet nuk do te kishin asnje problem me flamurin shqiptar. Tani qe po behet udhe heqja e ketij flamuri nga rruget dhe institucionet kosovare do te duhej qe serbet te merreshin me flamurin e yjeve jo ate te shqiponjes.
Se sa jane dakord serbet per ta bere kete nuk dihet por ajo qe dihet eshte se ne trajtimin e historise se afert politika shqiptare ne Kosove po tregohet shume hipokrite.
Serbet jane te drejtperdrejte ne demonstrimin e tyre kunder arsyes themelore te pavaresise se Kosoves ndersa shqiptaret perpiqen ta kamuflojne zyrtarisht. Ekstremistet serbe nuk kane djegur ndonje flamur te shtetit te Kosoves.
Madje as qe i japin rendesi atij. Paradoksi qendron ne faktin se te pakten zyrtarisht por ne njefare perqindje edhe realisht nje pjese e shqiptareve ne Kosove po kerkojne te profilizohen si kosovare ndersa serbet i quajne ata shqiptare.
Bash e njejta gje ka ndodhur vite me pare kur Kosova ishte nen Serbi vecse cilesimi kosovar vinte prej Beogradit dhe shqiptar nga brenda Kosoves. Nje permbysje qe vjen jo prej realitetit po prej interferencave brenda nje politike konfuze.
Arsyeja se perse ne Kosove duhet mbajtur paralelisht edhe flamuri kombetar justifikohet prej vete serbeve. Ata ta tregojne me mire. Ne nje realitet konfliktual ku tjetri te njeh mire ti nuk duhet te kamuflohesh as per arsye politike. Do te ishte falsitet.
Dje vizualisht Prishtina ngjante me e shemtuar se kurre ndonjehere tjeter e pushtuar nga kultura e nenshtrimit dhe mohimit te simbolit kombetar. shte e veshtire te imponohesh por ska rruge tjeter kur behet fjale per simbolin gjenetik duhet qendruar ne themelet e kombit tend.