E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria dhe Presidenti i Serbisë pritet ta miratojnë nesër Platformën për Kosovën?

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë dhe Presidentit të Serbisë, në të cilën siç pritet, qeveria lypsej të deklarohej mbi Platformën për Kosovën, që të miratojë Rezolutën, dhe do t’ia përcjellë Parlamentit për deklarim, është shtyrë për nesër.

Sipas burimeve të mediave që i referohen koalicionit qeverisës, funksionarëve kompetent në Qeveri mbrëmë u është përcjellë projekt-rezoluta, kurse kontestuese për shtyrjen e takimit për nesër është, nëse teksti final i rezolutës do t’i referohet Platformës apo do të evitohet përmendja formale e atij nocioni. Gjithashtu mbetet edhe çështja nëse dokumenti do të ketë edhe pjesën me arsyetim, transmeton rtk.
Sikurse mëson agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Qeveria do të duhej të miratojë dy tekste: Rezolutën, që është dokument obligues dhe për të cilën do të deklarohen edhe deputetët e Kuvendit Popullor, me siguri më 11 janar; dhe Platformën si dokument të vetin e të Presidentit.

Merret vesh se Rezoluta përmban pesë pika, e këto janë: “Serbia kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës e Metohisë; dialogu me Prishtinën do të vazhdojë; çdo lëvizje përpara në atë dialog duhet ta përcjellë edhe përparimin e Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane; zgjidhja e statusit të veriut të ‘krahinës’; garanci të veçanta për të drejtat individuale e kolektive të serbëve në jug të lumit Ibër”.
Mirëpo, nën-kryeministri, Rasim Lajiq ka thënë se në parimet e Rezolutës do të duhej të gjendej edhe çështja e pronës së Serbisë në Kosovë, çështja e mbrojtjes së thesarit kulturor si dhe iniciativa për përfshirjen e serbëve të Kosovës në procesin negociator.

Është e sigurt, që e ka konfirmuar edhe kryeministri Daçiq, se Rezoluta e re e Serbisë mbi Kosovën në fakt do të jetë një listë e parimeve për negociata me shqiptarët e Kosovës dhe në të kanë punuar bashkë presidenti dhe Qeveria. Daçiq më herët ka deklaruar se ato parime mbështeten në dëshirën e Serbisë që të arrijë zgjidhjen e cila do të mundësojë përparim në integrimet evropiane, por edhe ta ruaj shansin që shteti të realizojë qëllimet e veta në Kosovë. Mirëpo ka rekomanduar se “Platforma vetvetiu nuk do ta zgjidh problemin, nëse nuk vazhdohen negociatat me Prishtinën”.
Në përputhje me këtë, nga Platforma janë eliminuar pjesët që janë cilësuar si kontestues e që kanë të bëjnë me paralajmërimin e ndërprerjes së dialogut teknik dhe sintagma “asgjë nuk është dakorduar derisa nuk dakordohet”.
Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, dhe kryetar i Unionit Socialdemokrat (SDU), Zharko Koraq konsideron se rezistenca ndaj politikës së Kosovës dhe integrimeve evropiane të vendit, ngadalë po koncentrohet në kabinetin e Presidentit, Tomislav Niikoliqit. Kjo, sipas tij, po shihet qartë nga deklaratat dhe hapat e Nikoliqit pa
varësisht që ai pareshtur po flet se e mbështet qeverinë dhe se është për integrime evropiane. Koraq ka cekur se tash është krejt e qartë se Platforma e tij mbi Kosovën ka qenë grusht ndaj përpjekjeve të qeverisë që me anë të negociatave, për momentin nëse është e mundshme, ta mbyll çështjen e Kosovës dhe ka shtuar se Presidenti Nikoliq po bëhet bosht i grumbullimit të forcave nacionaliste dhe anti-evropiane. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›