E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria dhe parlamenti do të jenë mbështetje në qëndrimin ndaj problemit të ujërave

Kryeministri Berisha e ka dhënë dje premtimin në ceremoninë e fillimit të projektit “Mbështetje për Entin Rregullator të Ujit në Shqipëri”, nënshkruar mes GTZ dhe ERRU Kryeministri Slai Berisha, ka garantuar dje se, qeverisë dhe parlamenti, do të jenë mbështetje kryesore në të gjitha përpjekjet e Entit Rregullator të Ujit tyre për konsolidimin e praktikave dhe standardeve më të mira, në qëndrimin ndaj problemit të ujërave të vendit. Këtë garanci, Kryeministri Berisha e ka dhënë dje në ceremoninë e fillimit të projektit “Mbështetje për Entin Rregullator të Ujit në Shqipëri”, nënshkruar mes GTZ dhe ERRU, si dhe inaugurimit të ambienteve të reja të Entit Rregullator të Ujit. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Bern Bohard, si dhe përfaqësuesja e zyrës së GTZ-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë Urlike Gantse-Sommer. Pasi përshëndeti pjesëmarrësit në ceremoni, Kryeministri Berisha vlerësoi se, “uji përbën pasurinë natyrore dhe komerciale më të madhe të vendit. Trajtimi dhe qëndrimi ndaj tij është një qëndrim themelor, që ka të bëjë me të ardhmen e zhvillimit të vendit. Enti Rregullator i Ujit, është autoritet më një rëndësi shumë të veçantë, i cili synon apo ka për detyrë të rregullojë të gjitha marrëdhëniet e tregut të ujërave në vend. Në pavarësinë e tij, ky ent mbështet fuqishëm nismat e tregut, sikundër përcakton kriteret më të drejta, më të sakta, të qëndrimit ndaj shfrytëzimit të tyre”. Më pas, Kryeministri u ndal në ndryshimet dhe përshtatjet e legjislacionit, në kuadër ët zgjerimit të mundësive për pjesëmarrjen e operatorëve privatë, licencimin e tyre për trajtimin e ujit të ndotur dhe urban. “Tashmë nga dy ka vetëm një licencë dhe janë zvogëluar shumë barrierat burokratike”, konstatoi Kryeministri Berisha. Midis të tjerave Kryeministri ka vlerësuar edhe ndihmën dhe kontributin e madh të qeverisë, që gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë donator kryesor i Shqipërisë në fushën e ujërave, duke përmendur projektin e fundit që ndryshoi dhe përmirësoi në mënyrë të shkëlqyer, situatën në liqenin e Ohrit, përmirësimi i së cilës u pasua me një verë të mbarë turistike për Pogradecin. “Enti Rregullator gjatë kësaj periudhe ka vendosur lidhje të ngushta me Entet Rregullatorë të vendeve fqinje ose me vendet fqinjë, pasi disa prej tyre akoma nuk i kanë ngritur, por për ne përbën një rëndësi të veçantë ky bashkëpunim me Malin e zi, me Maqedoninë dhe Kosovën. Dua të falënderoj përzemërsisht GTZ-në, për ndihmën bujare që i ka dhënë Entit Rregullator, të falënderoj zotin Andreas Kanzler, i cili tashmë ka marrë detyra shumë më të larta në hierarkinë e këtij institucioni në vendin e tij, për angazhimin, kujdesin dhe për inkurajimin që i ka bërë Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë. Dua të siguroj kryetarin e këtij enti dhe punonjësit, se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe të parlamentit në të gjitha përpjekjet e tyre për konsolidimin e praktikave dhe standardeve më të mira, në qëndrimin ndaj problemit të ujërave të vendit”, përfundoi përshëndetjen e tij Kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›