E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha dënon rrahjen e Mero Bazes, ambasada e SHBA-së përkrah thirrjen e kryeministrit shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe rrahjen dhe lëndimin e gazetarit Mero Baze, në një nga lokalet e kryeqytetit mbrëmë, si një akt të shëmtuar, të rëndë dhe të papranueshëm për shoqërinë e lirë. Kryeministri
Berisha ju kërkon organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë. Sikundër Kryeministri Berisha thekson edhe një herë se cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetarëve për qeverinë shqiptare përbën një akt shumë të rëndë dhe të pajustifikuar nga asgjë.
Ambasada e SHBA-ve
Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor. Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit. Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medias janë të papranueshme. Ambasada mbështet dënimin nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari. Ambasada do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri.  
Ngjarja e së hënës
Ngjarja, për të cilën kanë reaguar dje Kryeministri dhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ndodhi mbrëmjen e së hënës në ambientet e brendshme të një lokali te ish-Blloku. Disa persona goditën me grushte gazetarin Mero Baze.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Ushtarak, Mero Baze ka kryer një kallëzim penal, në ngarkim të dhunuesve të tij, për të cilët mësohet se dy prej tyre, janë ndaluar nga policia e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›