Qeveria do te subvesionoje KESH
Pak dite me pare qeveria i akordoi KESH 26 milione euro subvencion dhe kredi per te bere importe te tjera te energjise. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, kryeministri Berisha u shpreh se KESH ka zbatuar me rigorozitet direktiven e qeverise per importin e sasive maksimale te mundshme te energjise. Sipas Berishes ne kete menyre, vendi eshte shkeputur keshtu nga praktikat e kufizimit te energjise, si dhe duke permbushur nje premtim te qeverise se fundi i vitit 2007 do t'u jape fund nderprerjeve te energjise elektrike. "Ka qene nje premtim i hershem i imi se fundi i vitit 2007 do t'u jape fund nderprerjeve te energjise elektrike. Ne kemi blere energji kete vit, i cili eshte viti i dyte, i importit me te madh te energjise, pas vitit te kaluar", deklaroi kryeministri ne mbledhjen e qeverise te pak diteve me pare. Kryeministri Berisha deklaroi pak dite me pare se KESH po zbatonte edhe premtimin e bere nga qeveria e tij qe ne vitin 2005. Sipas Berishes, ky premtim lidhet me faktin qe duke nisur nga fundi i vitit 2007 te mos te kishte me nderprerje te energjise.