"Kodi, urgjent ndryshimi, po rrezikohen zgjedhjet"
Nderkombetaret shprehen dje shqetesimin per mos miratimin e Kodit Zgjedhor. Vonesat ne miratimin e korrigjimin e ligjit te zgjedhjeve nga politika, po bejne merak dhe nderkombetaret te cilet bejne thirrje per miratim sa me te shpejte. Ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone Helmut Lohan tha dje se e sheh si shqetesues faktin se nuk po nis puna ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore, per te korrigjuar ato nene per te cilat Presidenti Topi ktheu ligjin e zgjedhjeve. "Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor duhet te behen urgjentisht, pasi po rrezikohet zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare", u shpreh Lohan, duke kritikuar vonesat e politikes ne kete ceshtje. Ishte po Lohan, qe muaj me pare i kerkoi politikes, qe ligjin e zgjedhjeve ta miratoje brenda muajit nentor, 6 muaj para zgjedhjeve, ne menyre qe komisionet te kene mundesine te pergatisin si duhet procesin zgjedhor. E kur me ne fund politika ja arriti te kaloje kete prove, nje kthim nga Presidenti, beri qe deputetet te ngecin serish, e te mos e miratojne ligjin zgjedhor me ndryshimet e kerkuara.