Qeveria do të vendosë rritjen sipas programit
25/05/2010 Rrogat dhe pensionet
Qeveria pritet të marrë vendimin për rritje të pagave dhe të pensioneve. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje, gjatë vizitës në fabrikën e riciklimit të ambalazheve plastike, se ky vendim do të merret në përputhje me programin e miratuar në Kuvend dhe që është bazuar në funksionimin e ekonomisë shqiptare. Shefi i ekzekutivit theksoi se pavarësisht krizës globale, ekonomia shqiptare arriti të mos bëhet pjesë e saj. “Në një kohë kur vendet më të pasura të kontinentit po bëjnë ulje të mëdha rrogash, po ngrijnë pensionet, po heqin të gjitha bonuset dhe stimujt, Qeveria shqiptare vazhdon programin e rritjes së rrogave, të pensioneve, të krijimit të stimujve, të uljes së mëtejshme të taksave, sepse besoj që këto janë parimet më të drejta, në mënyrë që Shqipëria të vendoset së shpejti në orbitën e rritjes ekonomike dyshifrore, në orbitën e zhvillimit më të shpejtë”, theksoi ai. Për kreun e Qeverisë, ekonomia shqiptare i rezistoi më mirë cunamit ekonomik-financiar botëror. Duke iu referuar statistikave, Berisha tha se ekonomia shqiptare ruajti një rritje prej 3.5 për qind dhe ka një start pozitiv për vitin 2010. Berisha nuk harroi të thumbojë edhe persona të cilët janë shprehur për krizë të rëndë ekonomike dhe financiare. “Atyre, të cilët derdhin lot krokodili për papunësinë, e cila ekziston dhe është e dhimbshme, dua t‘u them se nihilizmi është vajtimi më hipokrit për të papunët në Shqipëri”, tha ai. Sipas tij, vihet re shtim i bizneseve prej 40 për qind të regjistruara në 4 muajt e këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që ka një rritje me 140 për qind të eksporteve “Made in Albania”, krahasuar me 4 muajt e parë të vitit të kaluar dhe rritje të eksporteve me materiale importi prej 27 për qind. Për Kryeministrin, rritja e numrit të bizneseve është dëshmi e uljes së numrit të papunësisë.