Verifikim pasurive tw gjyqtareve
25/05/2010 Spahiu, drejtësia ende e ndikuar nga politika dhe pushtuar nga korrupsioni
“ Përpjekje për të pastuar figurën e gjyqtarit”
TIRANË - Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj anëtarë të zgjedhur nga politika. Kjo është edh enjë nga arsyet përse herë pas herë ka përplasejmes ijnstitucionit të Këhsillit të lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së lartë. Po rkështu kjo gjykatë është jashtë varësisë së KLD-së dhe kjo e fundit nuk mund të kontrolloj vendit e saj, madje në disa raste është e “ luftuar” e prekur direkt. Korrupsioni në gjyqësor, mënyra e interpretimit të vendimeve, transparenca e seancave për çështje të ndryshme, verifikimi i pasurive të gjyqtarëve, komunikimi i medias me gjyqësorin, jan ëtë gjith apikat e diskutuara dje në një tryez ku të pranishëm ishin, ambasadori i SHBA-së Xhjon Ëithers, nënkryetari i KLD-së Kreshnik spahiu, kryeprokurorja Ina Rama. Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu tha se gjyqtarët kanë të gjithë të drejtën të japin çdo lloj informacioni për proceset që janë në gjykim, përjashto ato raste kur trupi gjykues shprehet me vendim të ndërmjetëm. Më tej ai shtoi se fjala korrupsion dhe mungesa e besimit vazhdojnë të jenë prezent. I pyetur për pasuritë e mëdha të gjyqtarëve të cilët duken hapur që në parkingun e ngritur pranë gjykatave kryesore në vend, Kreshnik Spahiu theksoi se për këtë qëllim janë duke u verifikuar pasuritë e tyre. Por në të njëjtën kohë ai shtoi se korrupsioni dhe mungesa e besimit të publikut për gjykatat mbeten shqetësuese. Nga ana tjetër ambasadori Ëithers tha se nuk mund të ket demokraci pa një sistem gjyqësor të pavarur. Një tjetër pikë e diskutuar dhe që ka hasur shumë debate ka qenë edhe zvarritja e proceseve si dhe prishja e shumë vendimeve nga ana e gjykatës së Lartë. “ Ne kemi bërë disa propozime për ndryshime në Kodin e porçedurë Penale. Por që të arrihet një gjë e till duhet patjetër që në Kuvend të kaloi me 3/5 e votave”, tha Kreshnik Spahiu. Më tej ai përmendi faktin se për vitin 2009 Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi nga detyra 8 gjyqtarë duke e konsideruar një përqindje tepër të lartë në krahasim me numrin prej 360 gjyqtarësh në shkallë vendi. Por ai shtoi se të gjitha vendimet e KLD-së u rrëzuan nga Gjykata e Lartë. Ai përmendi edhe heqjen e 5 imuniteteve për gjyqtarët pas kërkesës së bërë nga prokuroria. Megjithatë gjyqësori është quajtur më problematiku përsa i përket dhënies së lajmit dhe nga ana tjetër më i përfoluri kur bëhet fjalë për dhënien e drejtësisë dhe për korruopsion. Pikërisht në këto dy pika u përqëndruan edhe diskutimet e të pranishmëve përballë medias. Ambasadori Amerikan Xhon Ëithers, theksoi gjatë takimit se media dhe sistemi gjyqësor mund të punojnë së bashku dhe jo kundër njëri- tjetrit. Sipas tij administrimi i drejtë i gjyqësorit është tepër i rëndësishëm për një sistem të drejtë demokratik. “ Korrupsioni publik dobëson sistemin e drejtësisë. Gazetarët janë të vetmit që informojnë publikun. Sistemi gjyqësor dhe media besoj se janë në kahun e duhur. Ata mbështesin dhe mbrojnë interesat e publikut”, tha Ëithers.
Spahiu, media jo e interesuar për gjyqësorin
Kreshnik Spahiu duket se ka një tjetër këndëvështrim për trajtimin e problemeve të gjyqësorit në media. Më tej Spahiu tha se ka tepër probleme që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë përsa i përket vendeve të mbetura bosh, dhe asnjë prej këtyre liderve politik nuk është ndalur për ta trajtuar si problem. Aktualisht sipas tij janë pa u zëvendësuar 2/3 e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese që kap numrin e 6 gjyqtarëve dhe katër vende bosh në Gjykatën e Lartë. Por Spahiu theskoi edh efaktin se nga ana e tij po bëhen përpjekje për të ngritur një gjykatë me reporter. Ndërkohë që në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sipas nënkryetarit të saj është duke u pregatitur një qendër dokumentacioni, ku në mënyrë kompjuterike secili ka të drejtë të njihet me vendimet gjyqësore.
Ina Rama, Gjykata e Lartë me dy standarte
Problemet që prokurroia ka me disa procese që janë prishur nga Gjykata e lartë u trajtuan dje nga kryeprokuroria Ina Rama. “ Nuk mund të them se prokuroria është rrëzuar në Gjykatën e Lartë. Por ajo për mendimin tim ka mbajtur dy standarte për të njëjtat situata. Kjo gjë është shqetësuese sepse po ndiejmë se nuk po arrijmë t’i ndëshkojmë dot personat që kryejnë krime. Në të njëjtën kohë po shohim praktika të ndryshme për situata të njëjta. Problematikat lidhen me të qënit e prokurorisë palë në proces. Prandaj theksojë se edhe pozicioni jonë është i njëanshëm për aq kohë sa mbrojmë akuzën. Ne nuk kemi të drejtë të çojmë më tej vendimin e gjykatës së lartë. Ndërsa Gjykata kushtetuese vihet në lëvizje nga çdo qytetar, prokuroria nuk e ka këtë të drejtë”, tha Ina Rama.
Vendimi dhe reagimi
“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë duke arsyetuar se: “vepra penale e pretenduar nga ankuesja Aneta Rama, nuk i kundërdrejtohet asaj’, në bazë të nenit 290 - 291 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: “Mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht, të parashikuar në nenin 120/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në dëm të kërkueses Aneta Rama”. Aneta Rama paralajmëroi dje Kryeministrin se beteja ligjore me të ende nuk ka përfunduar. E konsultuar nga dy avokatët ajo tha se do ta çoj në Strasburg.
“Kompas”, rifillon procesi për Armand Andonin dhe Arjan Shabanin
Gjkyata e Tiranës ka nisur dje procesin kundër dy të pandehurve, Armand Andoni ( Arjan Selimi) dhe Arian Shabani ( Xhemali). Për të dy këta persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, procesi edhe pse u përfundua nga krimet e rënda ka rifilluar sërish tek shkalla e parë nga gjyqtarja Antoneta Prendi. Dosja e koduar me emrin “Kompas”,, qëndroi për një kohë të gjatë në gjykatë dhe në përfundim dy të ashtëquajturit koka e grupit u fdënuan me nga 16 vjet burg. Por ky dënim u zbut në shkallët e tjera të gjyqësorit. Pak kohë më parë gjykata e lartë la në fuqi vendimin për pjesën tjetër të grupit dhe prishi vendimin për dy të pandehurit e sipërpërmendur. Arsyetimi me të cilin u prish vendimi ishte shkelje proçeduriale. Megjithatë Armand Andoni ka paraqitur një deklaratë para gjyqtares prendi ku deklaronte se kërkonte që procesi të vazhdonte në prani të avokatit. Ndërsa Asrjan Shabani ishte i pranishëm. Probleme ka patur me provën që u paraqit nga akuza e cila kishte të bënte me përgjimet telefonike dhe ambientale. Zërat e të pandehurve nuk janë sdaktësuar dhe për pasojë edhe interpretimi ka qenë i dobët.
A.Ç
Banda e Durrësit, sherr dhe debate për dëshmitaren e mbrojtur
Jaho ndërpret dëshminë, nëna e saj sqaron pozicionin
TIRANË - Procesi i bandës së Durrësit u zhvillua dje për disa orë me radhë duke arritur të dëgjohej vetëm dy dëshmi. E para ka qenë Valbona Jaho e cila ka dhe statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë për shkak të rrëfimit që ka bërë në Prokurori mbi kurthin që iu ngrit Marsel Sotirit. Pas saj ka dëshmuar e ëma. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, por burime që ishin prezent në sallën e gjyqit sqaruan se dëshmitë edhe pse bëhej fjalë për të njëjtat episode nuk ishin të ngjashme me njëra-tjetrën. Me sa duket pavarësisht kushteve që i ka ofruar drejtësia dëshmitares ajo ka nisur të lëkundet në thëniet e saj duke lehtësuar kështu pozicionin e disa të pandehurve që janë cilësuar si anëtarë të bandës së Durrësit. Të njëjtat burime sqaruan se në pjesën e para të procesit pritej që Valbona Jaho të dëshmonte për mënyrën se si u rrëmbye nga anëtarët e bandës
për t’u dërguar prostitutë drejt Italisë dhe kërcënimet e herëpashershme që të mos i tregonte njeriut për kurthin e ngritur ndaj Sotirit. Vajza e shoqëruar si gjithmonë nga një grua që kujdeset për sigurinë e saj, ka mbajtur qëndrim mohues pothuajse ndaj të gjitha pyetjeve të bëra nga prokurori i çështjes. Në këtë mënyrë jo vetëm nuk ka përmendur emra konkrete por burime thanë se përgjigja e dëshmitares në shumicën e pyetjeve ishte : Nuk më kujtohet, nuk mbaj mend”.
A. Ç