E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria drejt rishikimit të buxhetit, Xhepa: 2012 do jetë viti më i vështirë

TIRANË- Mosrealizimi i të ardhurave fiskale gjatë muajve të parë të këtij viti, si pasojë e intensifikimit të efekteve të krizës së Eurozonës, po con drejt rishikimit të buxhetit, një poces që pritet të ndodhë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012.

“Të dhënat paraprake të hershme, dëshmojnë se ka një vështirësi në zhvillimin e sipërmarrjes qoftë nga treguesit dhe të ardhurat e buxhetit, por edhe treguesit e tjerë të tërthortë që lidhen me shitjet dhe kështu me radhë, tregojnë se ka një lloj tkurrjeje dhe frenimi që do të thotë se ashtu edhe sic mund të pritej viti 2012 do të jetë një vit relativisht më i vështirë, krahasuar me periudhat e kaluara. Fakti që deri tani ka patur një performancë nën nivelin e parashikuar, payshim që mendojmë që në gjysmën e vitit do të ketë një rishikim, sërish të buxhetit. Sidoqoftë kjo mbetet për tu parë se si do jetë evoluimi i gjendjes së financave publike në tremujorin e dytë, në mënyrë që të krijohet një pamje më e drejtë për nevojën dhe emergjencën, për rishikimin në buxhet”,- deklaroi Xhepa.

Në kushtet ku po tenton të mbajë nën kontroll borxhin, qeveria nuk planifikon të dalë në tregun ndërkombëtar për të emetuar një eurobond të ri duke e përqëndruar huamarrjen e saj në tregun e brendshëm dhe te marrëveshjet e kredisë me donatorët dhe vendet partnere.

“Nuk besoj se do kemi dalje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit, besoj edhe për shkak të situatës, së gjendjes së borxhit akoma në vendet e Europës dhe skepticizmit akoma të lartë të tregut në raport me borxhet qeveritare”,-sqaroi deputeti demokrat Selami Xhepa.
(el.me/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Qeveria drejt rishikimit të buxhetit, Xhepa: 2012-ta do të jetë viti më i vështirë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›