Krizë në Suaziland, mbretit i ikën një nga 13 gratë
SWAZILAND-Një nga 13 gratë e mbretit të Swaziland është larguar nga oborri mbretëror, duke pretenduar se ka qenë subjekt i dhunës fizike dhe emocionale.
Angela Dlamini, gruaja e gjashtë e mbretit Msuati III, 44 vjeç, braktisi pallatin pasi u tha të afërmeve se prej vitesh kishte duruar vuajtjet.
Msuati është monarku i fundit absolut që ka mbetur në Afrikë.
Lajmi për largimin e saj u publikua nga aktivistët e shoqërisë civile. Dlamini kishte një fëmijë nëntë vjeç me mbretin.
Ajo bëhet gruaja e dytë që largohet nga pallati. Vjet në nëntor mbreti largoi gruan e tij të 12-të, Nothando Dube, 23 vjeç, pasi e tradhtoi me një anëtar të kabinetit.
(d.b/BalkanWeb)