E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb zgjedhjet në Francë, Sarkozi: Largohem nga politika

FRANCË- 24 orë pas zgjedhjeve presidenciale ish-presidenti Nikolas Sarkozi tërhiqet përfundimisht nga politika. “Largohem nga politika”. Kështu deklaroi sot rreth orës 14:00 ish- presidenti francez Nikolas Sarkozi, para mbështetësve të tij në Elize.  Deklarata e Sarkozi, vjen pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Francë, të cilat u zhvilluan dje në të gjtihë vendin, dhe ku u shpall fitues, socialisti, Fransua Hollande. 

Sarkozi tha se tashmë një kapitull për të është mbyllur, ndërkohë që bëri me dije se nuk do ta drejtonte partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të qershorit. “Për mua mbyllet një kapitull. Nuk do jem kandidat në zgjedhjet legjislative dhe as në zgjedhjet e ardhshme. Jini të qetë”,- u shpreh i buzëqeshur Sarkozi, duke deklaruar se do të rinovojë teseren e partisë që ai drejonte (UMP), por sipas tij duke mos qënë më aktiv. 

Lajmi ende jo zyrtar, bëhet i ditur nga përditshmja franceze “Le Figaro”, e cila citon se ish-kreu i Elizesë u shfaq para mbështetësve i lodhur dhe i tërhequr në fytyrë. 

Një vendim i tillë i Sarkozi ishte i paralajmëruar, pasi pas shpalljes së rezulatave paraprake, të cilat nxirrnin fitues socialistin Fransua Hollande, në konferencën për mediat ai bëri me dije se nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, Presidenti i ri i Francës Fransua Hollande u prit me duartrokitje si një hero kur mbërriti në zyrat e Partisë Socialiste në Paris, ditën e hënë. Hollande pritet të bëjë betimin e presidentit me 15 maj.
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Hollande presidenti i ri i Francës, politika shqiptare mesazhe urimi Hollande presidenti i ri i Francës, Putin bën betimin në Rusi Paris, Hollande pritet si hero në zyrat e Partisë Socialiste Portret, Francois Hollande, politikani i moderuar që kërkon të ndryshojë Francën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›