Humbi zgjedhjet, Sarkozy tërhiqet nga politika
Francë- Pasi humbi zgjedhjet presidenciale, ish- presidenti francez Nicolas Sarkozy ka vendosur ta mbyllë me kaq karrierën e tij si politikan.
Gjatë një deklarate para mbështetësve të tij në Elize ai u shpreh se ishte nja kapitull i mbyllur dhe në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të ketë një tjetër drejtues.
Për mua mbyllet një kapitull. Nuk do jem kandidat në zgjedhjet legjislative dhe as në zgjedhjet e ardhshme. Jini të qetë,- u shpreh i buzëqeshur Sarkozi, duke deklaruar se do të rinovojë teseren e partisë që ai drejonte (UMP), por sipas tij duke mos qënë më aktiv.
Zgjedhjet e së dielës u fituan nga Francois Hollande pasi mori 52% të votive, ndërkohë Sarkozy, është është presidenti i parë francez që nuk merr një mandat të dytë që prej 1981-shit. Duke pranuar humbjen menjëherë pasi votimi u mbyll të djelën zoti Sarkzoy i uroi fat të mirë Hollande. Më shumë se 350 sondazhet e publikuara që nga fillimi i kësaj fushate treguan se Hollande do të fitonte.