“Qeveria duhet të sigurojë rregulla të barabarta loje për to”
Ekspertët: Modelin ekonomik e përcakton sipërmarrësi në tregun e lirë
Interesi për ekonominë, madje edhe thithja e mendimit të huaj po vlerësohen nga opinion vendas. Megjithatë, konferenca e zhvilluar këto ditë duket se nuk arriti të transmetojë mesazhe të qarta tek shqiptarët, madje për disa prej opinionistëve dhe ekspertëve të ekonomisë ngjante me shumë me një show ku bën përshtypje disa propozime të të huajve. Sipas ekspertëve të ekonomisë roli më i mirë i qeverisë së ardhshme, është të tregojë se çdo të bëjë me premtimet e mbajtura. Modeli ekonomik e reformat strukturore janë një debat i filluar prej vitesh nga Banka e Shqipërisë, e kjo ishte tema kryesore e konferencës “Shqipëria e Gjeneratës tjetër”. Në opinionin e ekspertëve nuk pati ndonjë konkluzion, ndonëse sipas tyre, konkluzioni është vetë tregu i lirë. Bizneset po kërkojnë rregulla të barabarta loje në treg, e kjo duket zgjidhja më e mirë për shumë specialistë. Për Adrian Civicin, modeli ekonomik e reformat në shërbim të tij janë të nevojshme, në një kohë kur po fillojnë të shterojnë burimet që e mbështetën ekonominë deri më tani. Ekspertët vlerësojnë se ekonomia u rrit edhe kur partnerët tanë shkuan në recension, megjithatë kjo rritje nuk u reflektua tek punësimi, çështja më e rëndësishme që duhet pasur në vëmendje sipas ekspertëve.
Tregtarët e dogana kosovare bien dakord - s’ka më tarifa 40 euro për parkimin e maunave/Bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë, duket se e kanë fituar betejën ndaj Doganës së Kosovës. Pas tre dite proteste në Vermicë, u arrit marrëveshja mes përfaqësuesve të biznesit dhe drejtorisë së përgjithshme të doganave të Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, është rikthyer procedura e thjeshtëzuar për mallrat që importohen nga Shqipëria deri në një rivlerësim të situatës. Më 27 gusht në orën 24 hyri në fuqi një vendim i doganës së Kosovës sipas të cilit çdo kamion duhej t’i nënshtrohej detyrimeve që rrjedhin nga ky vendim për pagesë 45 euro në terminalin e ri. Pas këtij vendimi, u ndërpre qarkullimi i kamionëve në shenjë proteste duke u grumbulluar për tre ditë në doganën e Vermicës, deri në mesditën e sotme kur u arrit edhe marrëveshja për rikthimin e procedurës së thjeshtëzua.