E Diel, 1 Nëntor 2026

Të mbrojmë ecurinë e projektit të monitorimit elektronik dhe administratën e tij

30-08-2013 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë Halimi takim kortezie Ambasadorin e Izraelit, David Cohen

Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi priti dje në një takim kortezie Ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë, Z. David Cohen. Në fjalën e tij Halimi e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e arritur deri më tani si dhe i shprehu atij domosdoshmërinë për të mbrojtjen reformat të arritura në fushën e dixhitalizmit të drejtësi, mbrojtjen e administatës së mbikëqyrjes elektronike nga presioni për shkarkim si dhe ecurinë e projektit. “Administrata po ndjehet në ankth nga presioni i maxhorancës Nuk do të lejojmë maxhorancën e re të prekë punonjësit e kualifikuar të Shërbimit të Provës dhe Mbikëqyrjes elektronike si dhe ecurinë e projektit.” – theksoi Halimi. Nga ana e tij ambasadori izraelit vlerësoi lart bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë si dhe deklaroi se vazhdimësia e projekteve të tilla është e rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e tij. Shërbimi i provës, reforma e jashtëzakonshme në sistemin burgjeve i kurseu buxhetit të shtetit më shumë se 15 milionë euro në vit . Monitorimin elektronik është cilësuar një histori suksesi që e vendosi Shqipërinë në pozicioni e vendit lider në rajon për përdorimin e teknologjisë për të dënuarit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›