E Diel, 1 Nëntor 2026

Raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale franceze mbahet te djelen

Votuesit franceze shkojne ne votime te dielen ne raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale. Dy kandidatet kryesore jane presidenti aktual Nicolas Sarkozy dhe kandidati i Partise Socialiste Francois Hollande. Por sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Andre de Nesnera ka edhe kandidate te tjere te cilet po luftojne per postin me te larte te Frances.

Dhjete kandidate jane duke konkurruar per presidencen franceze edhe pse askush nuk pritet te fitoje 50 per qindshin e nevojshem te votave ne raundin e pare te votimit kete te djele. Kjo do te thote se te dy kandidatet qe grumbullojne me teper vota ne raundin e pare do te perballen me njeri-tjetrin ne nje raund te dyte votimi te planifikuar per me 6 Maj.

Anketat e opinionit publik tregojne se presidenti ne detyre Nicolas Sarkozy dhe kandidati i Partise Socialiste Francois Hollande do te perballen ne balotazh. Por ka edhe kandidate te tjere te cilet perfaqesojne nje spekter te gjere politik.

Ne ekstremin e majte eshte Jean-Luc Mlenchon nje ish trockist dhe ish-minister i kabinetit socialist i cili u largua nga partia per te formuar koalicionin e tij Fronti i Majte.

Dominique Moisi keshilltar i larte ne Institutin francez per eshtje Nderkombetare ne Paris thote se Mlenchon eshte figura me dinamike ne nje fushate qe ndryshe do te ishte e shurdher.

Ai eshte i gjalle folesi me i mire nje radikal shume i talentuar dhe i kultivuar. Ai eshte nje revolucionar i fshehte dhe perfiton nga mbeshtetja e Partise Komuniste. Ai ka ne dore timonin e partise plus spontanitetin e personalitetit te tij. Ai eshte e reja e vetme e kesaj fushate.

Mlenchon qe reklamon kravaten e kuqe karakteristike per te - ka gjalleruar perkrahesit e krahut te majte me retoriken e tij te zjarrte dhe zgjuarsine e tij. Ne nje tubim te koheve te fundit ne Paris ai grumbulli 80 mije perkrahes - me shume se presidenti Sarkozy.

Mlenchon eshte anetar i Parlamentit Evropian - por jo perkrahes i Bashkimit Evropian. Ai ka hedhur poshte masat shtrenguese ekonomike te BE-se dhe kerkon qe Franca te terhiqet nga NATO-ja.

Ne krahun e kundert politik te Frontit te Majte te zotit Mlenchon eshte Fronti Kombetar i Marine Le Pen. Ajo eshte vajza e vogel e Jean-Marie Le Pen themeluesit te partise te krahut te djathte. Dominique Moisi shpjegon se cfare parimesh mbron Le Pen.

Per nje parti qe eshte e bazuar ne friken dhe urrejtjen ndaj te tjereve - muslimaneve ne vecanti. Sigurisht qe ajo eshte nje grua e re eshte versioni me terheqes i Frontit Kombetar. Por nuk do shume qe te kuptosh se ajo eshte trashegimtarja e vertete e babait te saj.

John Merriman ekspert ne Universitetin Yale thote se nje nga temat e njohura te Marine Le Penit eshte Islamizimi i Frances.

Ka pese milione myslimane qe jetojne ne France dhe ka shume me teper te padeklaruar. Dhe sigurisht dikush si Marine Le Pen deshiron te provoje se ata nuk jane me te vertete franceze po shkaterrojne vlerat e Frances dhe po e korruptojne Francen.

Ne mes te Frontit Kombetar te zonjes Le Pen dhe Frontit te Majte te zotit Mlenchon eshte centristi Francois Bayrou. Pese vjet me pare ne raundin e pare te votimeve presidenciale ai tronditi ekspertet dhe partite politike duke marre gati nje te pesten e votave. Dominique Moisi thote Bayrou mbetet nje politikan terheqese.

Ne te njejten kohe ai eshte refuzuar per shkak te sistemit qe eshte si ne Amerike nje sistem me dy parti te djathte dhe te majte. Dhe ai eshte qendra. Njerezit bien dakord me idete e tij por nuk e marrin ate shume seriozisht.

Analistet besojne se as Mlenchon as Le Pen e as Bayrou nuk do te dalin dot ne raundin e dyte te votimit. Por ekspertet thone se ata qe votojne per keta tre politikane do te luajne nje rol kritik ne raundin e dyte per te vendosur nese presidenti ne detyre Nikolas Sarkozy do te rizgjidhet - ose nese kandidati i Partise Socialiste Francois Hollande do te jete ai qe do te shkoje ne pallatin Elize.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›