Bulqizë, 14-vjecari i braktisur në mjerim apel për ndihmë
BULQIZË- Kjo është historia e 14-vjecarit Adriatik Kurit nga nga krahina e Martaneshit. I rrethuar nga skamja sëmundjet dhe vetmia ka mbetur në mes të katër rrugëve. Një banesë në të cilën jeton është bërë edhe streha e tij, nëse mund të quhet e tillë.
Historia e tij e trishtuar nis në kohën kur ai ishte vetëm 6 muajsh. Kohë në të cilën prindërit e tij vendosin ta braktisin. Që nga ajo kohë në moshën 14-vjecare Adriatiku është lindur me gjyshërit e tij. Të dy prindërit pas divorcit me njëri-tjetrin martohen sërish. Duke lënë në harresë krijesën që kishin sjellë në jetë. Pas moshës 10-vjecare Aderiatiku endet rrugëve.
Verës shkon në bregdet dhe jeton me atë cfarë i falin pushuesit, ndërsa në dimër rikthehet në vendin ku ka lindur duke mbijetuar me bukën që i falin të tjerët. Duke e par që vetën në një situatë të rrezikshme ku i rrezikohet edhe jeta Adriatiku apelon për ndihmë.
“Kërkoj ndihmë, dikush të më ndihmojë me një shtëpi, apo ekonomikisht, mos të rri më kështu sic po e shikoni. Kabina elektrike është shumë pranë banesës ku jetoj. Kam frikë se nuk i dihet mund të marrë flakë natën. I bëj thirrje shtetit të më ndihmojë me aq sa ka mundësi. Faji është i prindërve të cilët duhet të më kishin mbajtur. Të rrija me to ë paktën, do isha i mbrojtur dhe ngrohtë”,- shprehet Adriatiku.
“Ne e morëm dhe e mbajtëm se na vinte keq ta linim rrugëve. I dhamë të hajë dhe të pijë, më pas e morëm të jetonte me ne”,- rrëfen gjyshja e tij.
Adriatiku është një prej fëmijëve që enden rrugëve, pa asnjë mbështetje, por shumë rpej historive të tilla nuk njihen. Fati i tyre mbetet në dorën e atyre që kanë mundësi ti ndiohmojnë që këta fëmijë ti shpëtojnë skamjes.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)